Lajme

Tentoi t’i sulmonte prindërit, arrestohet një person në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 16 September 2021

Një person është arrestuar në Podujevë pasi që kishte tentuar të sulmonte fizikisht prindërit e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje më rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që i njëjti kishte tentuar që ti sulmoj fizikisht prindërit e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës

-Advertisement-

Rasti ka ndodhur ditën e mërkurë dhe po vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera