Lajme

Tentoi t’i fuste ilegalisht 71 kavanozë me mjaltë nga Serbia, ndalohet kosovari në Zubin Potok

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 22 August 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndalur një person në Zubin Potok, për kalim ilegal të kufirit dhe kontrabandim me mallra.

Në veturën e tij sipas policisë janë gjetur 71 kavanozë me mjalë.

“Fsh.Bernjak,Zubin Potok 21.08.2024-19:05. Gjatë patrullimit njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin. Gjatë kontrollit është vërejtur se në veturë kishte 71 kavanozë me mjaltë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit vetura dhe malli thuhet se janë dërguar në terminalin doganor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera