Tentoi të vrasë gruan nga xhelozia, arrestohet 42-vjeçari shqiptar
Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 28 October 2023
Një 42 vjeçar shqiptar në Itali, tentoi të mbyste gruan e tij pas një debate xhelozie, por kur kuptoi se ajo nuk merrte më frymë, kërkoi ndihmë, sipas mediave italiane.
Gruaja, në gjendje kritike, u shtrua në spitalin San Paolo në Savona dhe është jashtë rrezikut për jetën por nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor.
Policia, e cila mbërriti në vendngjarje, gjeti bashkëshortin e viktimës, një 42-vjeçar me origjinë shqiptare, por banues prej vitesh në qytetin e Torretta-s, i cili tashmë kishte rrëfyer se kishte tentuar të mbyste gruan e tij 31-vjeçare dhe se ndaloi vetëm kur kuptoi se gruaja nuk po merrte më frymë.
Gjithçka ka nisur kur 42-vjeçari shqiptar ka dëgjuar bashkëshorten duke folur në telefon me dikë. Në tentativën për të shpëtuar nga zemërimi i të shoqit, bashkëshortja është mbyllur në dhomën e gjumit por ai ka thyer derën dhe ka tentuar ta mbyste me duar. Viktima ka humbur ndjenjat dhe bashkëshorti i frikësuar tashmë kishte kërkuar ndërhyrjen e stafit mjekësor, pa marrë parasysh peshën e veprimit të tij.
Gjithë ngjarja ka ndodhur kur fëmijët kanë qenë në shtëpi duke fjetur në dhomën e tyre të gjumit. Personeli mjekësor që ndërhyri u përpoq për disa minuta të ringjallte gruan e cila vetëm pas rreth një ore filloi të merrte frymë vetë.
Gruaja 31 vjeç u shtrua më pas në spitalin “San Paolo” në Savona, me një prognozë të rezervuar, ku ndodhet ende. Hetuesit, pasi kanë konstatuar situatën, nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse të arrestojnë bashkëshortin.
Burri u transferua më pas në burg dhe do të duhet të përgjigjet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë./abcnews.al
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...