Lajme

Tentoi të kryej pagesën me para të falsifikuara, ferizajasi shoqërohet në polici

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 08 May 2023

Është shoqëruar një person në stacionin policor në Ferizaj, pasi dyshohet që ka tentuar të kryej pagesën me monedha të falsifikuara, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 22:00, e ku thuhet se nga i dyshuari janë konfiskuar monedhat e dyshuara.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte tentuar të kryej pagesë me monedha të falsifikuara. Nga i dyshuari janë konfiskuar monedhat e dyshuara. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera