Lajme

Tensionet në Kuvend, Kurti qëndron i qetë

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 05 May 2022

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është përcjellë më shumë zhurmë nga ana e opozitës, shkruan Gazeta Infokus.

Deputetët opozitarë godisnin tavolinat, duke penguar kështu deputetet nga pozita që të mbajnë fjalimet e tyre.

Madje, ata penguan edhe procesin e votimit të dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

-Advertisement-

Ne momentin kur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka marrë kutinë e votimit në kuvend u shkaktua tension.

Por, në të gjithë këtë tension e zhurmë i pari i qeverisë, Albin Kurti qëndroi i qentë duke mos bërë asnjë reagim.

Pas situatave të krijuara në Kuvend, kryeparlamentari Glauk Konjufca u detyrua që të thërras takim urgjent me nënkryetarët dhe shefat e grupeve parlamentare./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera