Sport

Tension në ndeshjen SHBA-Meksikë, talli kundërshtarin se ishte i shkurtër/VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 07:52 | 14 September 2018

Edhe pse në një ndeshje miqësore, tensionet nuk kanë munguar gjatë takimit të luajtur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës.

Ishte minuta e 65 kur mbrojtësi amerikan Matt Miazga u përfshi në një duel me kundërshtarin e tij Diego Lainez.

Mbrojtësin se mbajtën nervat dhe i drejtohet kundërshtarit të tij duke ia bërë me dorë se është i shkurtër dhe nuk mund të grindet me të. Ky veprim solli irritimin edhe të pjesës tjetër të lojtarëve.

-Advertisement-

Në fund ishte SHBA që arriti të fitojë me një gol të vetëm të shënuar nga Tyler Adams.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera