Fokus

Tenderi 3.5 milion euro dyshohet që është njëri nga arsyet që qoi krimet ekonomike në KEK

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 19 April 2023

Njësitet e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës këtë të mërkurë kanë zbarkuar në Korporatën Energjetike të Kosovës në Prishtinë për të kryer bastisje në zyrat qendrore të KEK.

Mësohet se bastisja u bë konkretisht në zyrën e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Burimet kanë thënë po ashtu se në këtë rast priten edhe arrestime.

E arsyeja e këtyre bastisjeve janë disa tender e kontrata të lidhura pa procedura të rregullta e ku dyshohet se pati edhe keqpërdorime.

-Advertisement-

Sipas burimeve njëra nga kontratat për të cilat ka quar hetuesit në Korporatën Energjetike të Kosovës ka të bëjë me atë të nënshkruar në fillim të shkurtit për riparimin emergjent të kalldajës së bllokut A5 të termocentralit “Kosova A”. Kontrata në vlerë 3 milionë e 495 euro është nënshkruar me Grupin e Operatorëve “Litwin SA & Bujar B. Shala B.I.”.

Sipas njoftimit që ishte bërë nga vet korporata tenderi ishte nënshkruar përmes procedurës së negocuar me çmimin më të ulët si kriter për dhënien e kontratës.

Përpjekja për remontin e Njësisë A5 kishte filluar që nga gushti i 2022. Tenderi me procedurë të hapur për remont kapital të njësisë A5, i shpallur në fund të muajit gusht kishte dështuar pasi nuk kishte pasur ofertues andaj tenderi i dytë ishte hapur me procedurë të negociuar.

Për remontin e njësisë A5, KEK-u ka shpallur dy tenderë dhe vetëm pas hapjes së tenderit me procedurë të negociuar ka arritur të nënshkruajë kontratë.

Në fakt, remonti kapital i bllokut A5, në bazë të planifikimeve të mëhershme që bëhen në KEK për mirëmbajtjen e stabilimenteve dhe për rehabilitimin e tyre, ishte paraparë të bëhet që në muajt e verës të vitit 2021.

Por sipas burimeve të Gazetës Infokus ky është vetëm njëri nga tenderët për të cilat njësitet e krimeve ekonomike të Policisë së Kosovës këtë të mërkurë zbarkuan në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Sipas këtyre burimeve ka edhe tender e kontrata tjera që po hetohen e sipas gjitha gjasave pritet të ket edhe arrestime.

Gazeta Infokus ka dërguar pyetje në policinë e Kosovës për të marr detaje të këtij aksioni, por deri tani nuk ka marr përgjigje./Gazeta Infokus/

LAJMI I FUNDIT: Përfundon bastisja në KEK, shoqërohen në polici, Nagip Krasniqi dhe Rizah Dembogaj

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera