Lajme

Temperaturat ekstreme, nesër kufizohet qarkullimi i automjeteve të rënda në autostrada

Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 03 August 2026

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të martën, më 4 gusht 2026, do të vendosen kufizime të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autostradat e Kosovës.

Sipas njoftimit, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë ose të tejkalojnë 32 gradë Celsius.

Ministria bën të ditur se qarkullimi në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse do të zhvillohet pa kufizime.

-Advertisement-

Nga ky vendim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente, si dhe institucionet shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të automjeteve që të respektojnë kufizimet dhe të planifikojnë lëvizjen në përputhje me orarin e përcaktuar.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy