Ekonomi

Telekomi ia dha Qeverisë gjysmë miliardë euro, kurse Qeveria nuk po ia gjen 30 milionë (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 14 May 2019

Në të kaluarën, Telekomi i Kosovës ishte një prej ndërmarrjeve që e mbushte me shumë para arkën e shtetit.

Vetëm prej vitit 2007 e deri në vitin 2014, Telekomi i kishte dhënë si dividendë Qeverisë plot 465 milionë euro, shkruan Gazeta inFokus.

Në këto vite, më i miri ishte viti 2009, kur Telekomi i kishte kontribuar Qeverisë me plot 200 milionë euro.

-Advertisement-

Të hyrat e Qeverisë nga kjo ndërmarrje ishin të mira edhe në vitet e tjera.

 

 

Në vitin 2007 Telekomi kontribuoi me 30 milionë, në vitin 2010 me 80 milionë, në vitin 2011 me 55 milionë, më 2012 me 45 milionë, në vitin 2013 me 40 milionë euro, e në vitin 2014 kishte derdhur në buxhetin e shtetit 15 milionë euro.

Nga viti 2014, të ardhurat bruto të Telekomit filluan të binë dukshëm.

Përderisa në vitin 2007 të hyrat e përgjithshme të PTK-së, arritën kulmin me 183 milionë euro, në vitin 2014, kur filloi rënja e madhe e saj, të hyrat e përgjithshme ishin 99.5 milionë euro.

E ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka treguar se tash Telekomi është duke operuar me rreth 15 milionë euro humbje.

Kuvendi i Kosovës është duke debatuar të martën, për gjendjen e Telekomit.

Për gjendjes e ndërmarrjes që dikur operonte me fitime të mëdha, është krijuar edhe një komision parlamentar hetimor. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera