TEB Banka vazhdon sponsorizimin e federatës së futbollit dhe basketbollit
Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 10 October 2018
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe ajo e basketbollit në një konferencë për media, kanë rizyrtarizuar sponsorin e që është banka e fuqishme TEB.
Drejtori i gjeneral i TEB banka, Orcun Ozdemir, tha se është i lumtur që kompania të cilën ai e drejton do të jetë sponsor i përfaqësues së Kosovës në futboll dhe basketboll.
Ai fillimisht përshëndeti të dyja federatat ku pas kësaj ai kujtoi edhe ish kryetarin e federatës së futbollit, Fadil Vokrrin për të cilin tha se ka kontribuar shumë që futbolli të jetë këtu ku është sot.
“ TEB Banka është duke iu ndihmuar këtyre dy federatave. Ne premtojmë mbështetje të përhershme si ndaj Futbollit ashtu edhe ndaj Basketbollit, ku pavarësisht rezultateve që realizohen në lojërat që do të zhvillohen në vazhdimësi, mbështetja jonë ndaj tyre nuk do të mungojë” tha Ozdemir.
Në mungesë të kryetarit të Federatës së Futbollit Agim Ademi për të cilën u bë e ditur se për një arsye objektive ka munguar, pjesëmarrës në këtë konferencë ishte sekretari i kësaj Federate, Eroll Salihu.
Ai tha se ditë të mira për federatën janë duke ardhur. Për të është kënaqësi që edhe këtë vit do të vazhdojë bashkëpunimi me bankën TEB ngase janë partner të rëndësishëm, serioz dhe që iu përmbahen të gjitha rregullave qëllim mira.
Ai gjithashtu bëri të ditur që të dyja palët do të punojnë më marrëveshje të dyanshme.
“Unë kam kënaqësinë e veçantë të them që në emër të kryetarit Agim Ademi dhe në emër sigurisht të përfaqësueses së Kosovës të të falënderojmë shumë dhe të urojmë shumë suksese, sepse përfaqësuesja jonë është duke korrur mjaft suksese të mira dhe shpresoj që kjo të vazhdojë dhe të kemi bashkëpunim sa më të suksesshëm në të ardhmen”, tha Saliu.
Kurse mbështetjen e TEB Bankës si tejet të rëndësishme e cilësoi kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani i cili tha se prej ditës së parë që është bërë pranimi i Kosovës TEB banka është përkushtuar shumë ndaj tyre dhe për këtë janë shumë mirënjohës.
“Për ne është shumë me rëndësi që e kemi përkrahjen e TEB, sepse TEB prej ditës së parë që është bërë pranimi i Kosovës na janë përshtatur dhe jemi shumë të kënaqur që kjo marrëveshje do të vazhdojë edhe për dy vite të tjera dhe shpresojmë që krejt bashkë kemi me qu Kosovën sa më lart”, tha Ujkani.
Arben Fetahu, Kryetari i Federatës së Basketbollit tha se TEB Banka ka ndihmuar shumë përgjatë këtyre viteve. Ai shtoi se TEB Banka nuk ka ndihmuar vetëm materialisht por edhe ka ndihmuar në të gjitha aspektet.
“TEB Banka na ka ndihmuar shumë përgjatë këtyre viteve edhe neve si federatë basketbolli dhe përfaqësueset e reja në të kaluarën. TEB nuk ka ndihmuar vetëm materialisht por na ka ndihmuar në të gjitha aspektet. Qëndron prapa kërkesave tona çdo herë dhe të gjithë jemi mirënjohës. Kemi të bëjmë me një emër të madh ni nivel ndërkombëtar dhe kemi kënaqësinë që këtë emër ta kemi ne afër për vitet në vijim”, tha Fetahu.
Dardan Berisha, Kapiteni i Përfaqësuese së Basketbollit falënderoi tej mase TEB Bankën që gjithmonë ka qëndruar pranë tyre dhe falënderoi për atë së cka ka bërë kjo bankë deri më sot për ta.
“Faleminderit TEB Bankës që prej fillimit ka qenë gjithmonë pas nesh po besoj që kanë me qëndru hala ma gjatë, me neve por edhe për gjeneratat e reja. Kështu që e falënderoj TEB Bankën për krejt ato çka kanë bo për neve”, shtoi Berisha.
Të tjera
-
Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë ...
-
Imami kosovar thirrje Kurtit e Haxhiut: Lejoni shamitë në shkolla!
Imami Kosovar Labinot Maliqi, përmes një postimi ne facebook i ka bërë thirrj...
-
Besnik Tahiri: Nëse e bën këtë, unë i them hallall të koftë Albin Kurti
Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i pakënaqur me punën e...
-
Marëdhënie në nivel strategjik
Kina deklaroi ngritjen e marrëdhënieve me Hungarinë Serbinë mbi nivelin e par...
-
Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të jetë me 30 deputetë shqiptarë
Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqip...
-
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Radoiçiqit, fituan miliona euro
Mbi 23.5 milionë euro. Kaq fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gje...
-
Kurti: Vazhdojnë të mblidhen dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Institut...
-
Gjenerali amerikan merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Gjeneral brigade Arthur J. Garffer nga ushtria amerikane ka marrë zyrtarisht ...
-
Bajrami – Gërvallës: S’mbulohën dështimet në politikën e jashtme me të pavërteta për ekonominë e Kosovës
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar, min...
-
Abdixhiku takon delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së: LDK-ja i ruan dhe i kultivon raporte me forcat kryesore evropiane
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka mirëpritur delegacionin 30 anët...
-
Skandaloze: Në parcelën ku duhet të ndërtohet një çerdhe në Prishtinë, po ngrihet një objekt banesor
Një skandal i madh, i pa parë deri më tash po ndodh në komunën e Prishtinës, ...
-
Bashkëluftetari i Ilir Konushevcit: S’kemi menduar kurrë se do t’i bëhej pritë në shtetin që kishim më së shumti besim
Sot janë bërë 26 vjet që nga rënia e heroit të kombit, Ilir Konushevci, bashk...