Të tjera marrëveshje Kosovë – Shqipëri sot, nga Qeveria flasin para mbledhjes së përbashkët
Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 20 June 2022
Mbledhja e tetë me radhë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të mbahet sot në Prishtinë.
Dy kabinetet qeveritare pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike. Ndërkohë, pavarësisht mospajtimeve me kryeministrin Edi Rama për disa çështje, në Qeverinë e Kosovës, thonë se mbledhja e përbashkët është dëshmia më e mirë e nivelit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Pavarësisht kritikave për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se rezultate konkrete nga marrëveshjet e firomsura në nëntor të vitit të kaluar në mbledhjen e përbashkët të mbajtur në Elbasan.“Deri më tani rezultate konkrete nga ato marrëveshje kemi lehtësimin e procedurave për leje qëndrimin pesëvjeçar të qytetarëve të dy vendeve, hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë, lehtësimin e procedurës për njohjen dhe njehsimin reciprok të diplomave, ndihmën e ndërsjellët juridike në çështje civile dhe tregtare, krijimi i kalendarit të përbashkët kulturor, vjetor 2021-2022 Shqipëri-Kosovë, rritja e bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore, kurse edhe atë të bujqësisë. Disa marrëveshje nga mbledhja e kaluar janë drejt finalizimit praktik të tyre, por iu ka mbetur që të adresohen edhe disa çështje teknike, sikurse ajo rregullimi i regjimit të trafikut lokal kufitar, lehtësimi i procedurave kufitare në pikën Vërmicë-Morinë, studimi i fizibilitetit për segmentin hekurudhor Prishtinë-Durrës, Durrës-Prishtinë, si dhe njohja e ndërsjellë e sigurimeve shoqërore ndërmjet dy vendeve”, tha Kryeziu.
Gjatë mbledhjes së sotme, vëmendje të veçantë do të marrë edhe projekti i ri i portit të Durrësit që pritet të ketë edhe Portin e Thatë në Prishtinë, dhe më pas lidhja me hekurudhën Prishtinë-Durrës.
Ndërsa lidhur me mospajtimet me kryeministrin Edi Rama, rreth iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, Kryeziu thotë se pavarësisht këtyre, mbledhja e përbashkët është dëshmia më e mirë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Fakti që kemi dy mbledhje të përbashkëta të dy qeverive në më pak se një vit, flet dhe është dëshmi për vullnetin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy vendeve tona. Në nëntor të vitit 2021 kemi pasur një mbledhje të përbashkët në Elbasan, në qershor të vitit 2022 po mbajmë një mbledhje në Prishtinë. Herën e kaluar kemi nënshkruar 13 marrëveshje, shumica e tyre kanë gjetur tashmë zbatim. Këtë mbledhje po synojmë të nënshkruajmë edhe disa marrëveshje që synim kanë bashkëpunimin dhe lehtësimin e qytetarëve të dy vendeve. Kjo është dëshmia më e mirë e nivelit të bashkëpunimit, pavarësisht mos pajtimeve për çështje të caktuara”, shtoi Kryeziu. /kp
Të tjera
-
Gërvalla në Washington takohet me senatorin demokrat, diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, në Wash...
-
Policia arreston dy persona, njëri nga ta gëlltit një qese të vogël me kokainë – konfiskohen lëndë narkotike dhe armë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në flagrancë, pasi të njëjtit janë ...
-
Breshër i madh edhe në Prishtinë, veturat detyrohen të ndalen tek ura në Fushë Kosovë (PAMJE)
Reshjet e mëdha të shiut si dhe breshër i madh kanë filluar të bjerë pasditen...
-
Grenell: Kosova po largohet nga Perëndimi, Kurti e Osmani u kritikuan edhe nga administrata e Biden
Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard ...
-
Cameron do të vizitojë Tiranën, vendoset posteri gjigant ku i urohet mirëseardhje
David Cameron i cili dikur ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, e tashmë ...
-
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës...
-
Bitcoin vazhdon rritjen, ja sa shkoi
Çmimi i Bitcoin aktualisht është vetëm 3% larg nga niveli i tij më i lartë i ...
-
Specialja heq 10 dëshmitarë nga lista e saj në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë njoftuar se Gjykata Speciale, nuk do ...
-
Avokati Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar – “Trupi gjykues ka qenë në dijeni”
Avokati Besnik Berisha, ka deklaruar se Enver Sekiraqa është në spital duke u...
-
Shi e breshër në Rahovec, komuna publikon numrat që duhet t’i kontaktojnë qytetarët
Komuna e Rahovecit është deklaruar pas rrebeshevee të mëdha të shiut që ishin...
-
Kurti për “The Times”: Dezinformata të paprecedenta nga Serbia kundër aleatëve të Ukrainës
Kryeministri Albin Kurti po paralajmëron se Kremlini po e përdor Serbinë për ...
-
Ulutash takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së: Përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, i ka pritur në takim ambasadorët e vendev...