Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Veri të Mitrovicës, polici gjuan më drejtim të vëllezërve të tij

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 28 August 2022

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në një restorant në Veri të Mitrovicës, ku dyshohet se është i përfshirë një zyrtar policor, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije për Sinjalin se zyrtari policor (emër i njohur për redaksinë) që po dyshohet për këtë rast, jashtë detyrës zyrtare ka gjuajtur në drejtim të vëllezërve të tij.

Sipas informatave të para, para se polici ta shkrepte armën, e që ka mundësi ta ketë përdorur ne vetëmbrojtje, vëllezërit e tij kanë gjuajtur fillimisht me armë gjuetie.

-Advertisement-

Deri më tani, sipas sinjalizuesit nuk ka persona të arrestuar, teksa dy vëllezërit e zyrtarit policor kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhen në arrati.

Gazeta do të ju mbajë të informuar në lidhje me detajet e reja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera