Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, arrestohet 19 vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 29 June 2022

Një 19 vjeçar është arrestuar të martën në Gjilan, pasi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një rrugë të qytetit, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, i dyshuari me inicialet D.K ka tentuar për ta fshehur armën duke e hedhur nga automjeti që e drejtonte.

“Zyrtarët policor kanë arritur që të e gjejnë armen e tipit Zoraki M 906, Cal .9mm, si dhe dy fishkë të pa shkrepur të armës përkatëse të cila janë konfiskuar si prova materiale.
Gjate intervenimit në këtë lokacion nga njësiti në fjalë është arritur të gjenden edhe një thikë dhe një shufër metalike të cilat po ashtu janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të arrestuarit është caktua masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërkaq, rasti është iniciuar si “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ,, Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe është dërguar në Prokurorinë Themelore në Gjilan./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera