Lajme

Të shtëna me armë në një lokal në Leposaviq, përfshihet edhe një zyrtar policor

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 29 August 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën pasdite dy të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali në Leposaviq, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë,  në vendin e ngjarjes ndodhej edhe një zyrtar policor i cili ka përdorur armën zyrtare.

“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali, pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendngjarje (lokal) ndodhej një mashkull kosovar (zyrtar policor) i cili është përgjigjur me armë zyrtare. Personat e dyshuar janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore për trajtim të mëtutjeshëm të rastit”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa rasti është nën hetime./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera