Të shtëna masive në Tajlandë, vriten 31 persona
Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 06 October 2022
Të paktën 31 persona u vranë nga të shtënat masive në Tajlandë, në provincën verilindore, njofton policia vendore.
Një zyrtar i policisë i tha Reuters se informacionet nga vendi i ngjarjes janë ende duke ardhur, transmeton KlanKosova.tv. Të shtënat massive thuhet se ndodhën në një qendër ditore për fëmijë, në një provincë verilindore të Tajlandës, duke shkaktuar viktima fëmijë dhe të rritur, tha policia në një deklaratë, duke shtuar se autori i armatosur ishte një ish-oficer policie.
Kryeministri ka paralajmëruar të gjitha agjencitë që të ndërmarrin veprime dhe të kapin fajtorin, tha një zëdhënës i qeverisë. Shkalla e posedimit të armëve në Tajlandë është e lartë krahasuar me disa vende të tjera në rajon, por shifrat zyrtare nuk përfshijnë një numër të madh armësh të paligjshme.
Të shtënat masive janë të rralla, por në vitin 2020, një ushtar i zemëruar për një marrëveshje pronësie që u prish, vrau të paktën 29 njerëz dhe plagosi 57 në një tërbim që përfshiu katër vende.
Të tjera
-
FSK realizon me sukses ushtrimin fushor “Shqiponja 1”
Në kuadër të ngritjes dhe forcimit të kapaciteteve operacionale të Forcës së ...
-
Shenolli për garën në Mitrovicë: A mundet Bedri Hamza të përmbysë rezultatin?
Analisti, Shenoll Muharremi ka bërë një analizë të rezultatit të mundshëm të ...
-
Ferat Shala prezanton zotimet e PDK-së në arsim: Pagat e mësimdhënësve do të rriten në 50 përqind
Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala, ka prezantuar sot zotimet e PDK-...
-
Ish-anëtari i partisë së Kurtit: Në Vetëvendosje ka dhoma të shpëlarjes së trurit
Ish-anëtari i Vetëvendosjes , Selatin Retkoceri, ka bërë akuza të forta ndaj ...
-
Musliu në takim me asamblistët e Skenderajt: Një ekipë e shkëlqyeshme që ja ka lakmi çdo qytet e çdo parti politike
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Si pritet të jetë moti për këtë fundjavë?
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se përgjatë fundjavë...
-
Kolgeci fton qytetarët në takimin e sotëm në Suharekë: LDK kjo dashni që na bashkon
Selman Kolgeci, kandidati për deputet me numrin 91 nga Lidhja Demoratike e Ko...
-
Qeveria “Kurti” nuk e mbajti premtimin as për pushimin e lehonisë 1-vjeçar për të dy prindërit
Kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurti...
-
Rrezarta Krasniqi viziton Qendrën Kopshtare në Vushtrri: Me LDK-në mbështetja për bizneset do të jetë prioritet
Rrezarta Krasniqi, kandidatja për deputete nga rradhët e Lidhjes Demokratike ...
-
Nasim Haradinaj për Daut Haradinajn: Kam besim tek ai, prandaj duhet me ecë përpara dhe pa mëdyshje aty do mbërrijmë
Ish-komandanti i UÇK-së nga Rrafshi i Dukagjinit, Nasim Haradinaj, përmes një...
-
Njeriu i ri i dialogut: Çfarë mund të presim nga Peter Sorensen?
Për herë të parë në pesë vjet, negociatat mes Kosovës dhe Serbisë nuk do t’i ...
-
Përfshirja e Naim Murselit në vrạsjen e Liridona Ademajt, avokati familjes: Provat e tregojnë qartë
Leutrim Syla, avokati i familjes së Liridona Ademajt, pas seancës së sotme pë...