Shenolli për garën në Mitrovicë: A mundet Bedri Hamza të përmbysë rezultatin?
Autori: Gazeta inFokus
15:06 | 31 January 2025
Analisti, Shenoll Muharremi ka bërë një analizë të rezultatit të mundshëm të zgjedhjeve të 9 shkurtit në komunën e Mitrovicës pas tubimit që mbrëmë pati Partia Demokratike e Kosovës me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën.
Ai ka thënë se deri dje nuk e ka pasur në listë komunën e Mitrovicës sa i përket potencialit luhatës të rezultatit, mirëpo sipas tij dje Hamza tërhoqi një interes të madh në tubimin në sallën “Minatori”.
“Para disa ditësh i kam prezantuar disa komuna të Kosovës me potencial ‘luhatës’ në zgjedhjet e 9 shkurtit. Për shembull Kaçaniku, Klina, Lipjani dhe Suhareka duket se kanë potencial të madh për ndryshume apo për t’u ‘rrotulluar’ rezultati më 9 shkurt. Në këto komuna ka gjasa të ndryshojë partia e parë, gara duket e hapur. Por Mitrovica nuk ka qenë në këtë listë për shumë arsye… të paktën jo deri dje. Dje Bedri Hamza me ekipet e tij tërhoqi interes të madh në sallën Minatori, më shumë sesa pritej. Kjo ndikoi që kampi i PDK-së të entuziazmohej pas takimit dhe të rriste pritjet për rezultatin e 9 shkurtit atje”, shkruan Muharremi.
Ai ka bërë një analizë se a ka mundësi që të ketë një përmbysje të rëzultatit në zgjedhjet e 9 shkurtit sa i përkët komunës së Mitrovicës nga Bedri Hamza.
“Si qëndron puna? Sa është reale dhe racionale të pritet një përmbysje e rezultatit dhe Mitrovica të ‘rrotullohet’ në zgjedhjet e 9 shkurtit nga Bedri Hamza? Në vitin 2021 LVV fitoi zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, ndërsa PDK ato për Kuvendin Komunal dhe ka kryetarin e saj, tani kandidat për Kryeministër. LVV fitoi në zgjedhjet nacionale me 22,580 vota dhe 64.27%, ndërsa PDK me 11,104 vota dhe 39.20% në zgjedhjet komunale. Aktualisht, gjatë viteve të fundit, kemi parë një performancë të mirë të LVV-së dhe Albin Kurtit në/rreth Mitrovicës, kryesisht në veri të vendit, ku janë luftuar dhe çrrënjosur bandat dhe grupet e krimit të organizuar, përfshirë largimin e strukturave paralele. Kjo sugjeron se Mitrovica mund të jetë i vetmi vend në Kosovë, përjashtim nga rastet tjera, ku LVV mund ta mirëmbajë në masë të madhe përkrahjen e vitit 2021”, shkruan analisti.
Sipas Muharremit, Bedri Hamza ka qenë njëri ndër kryetarët me performancën më të sukseshme sa i përket realizimit të premtimeve.
“Në anën tjetër, Bedri Hamza ka qenë një nga kryetarët me performancën më të suksesshme në realizimin e premtimeve, sipas matjeve të instituteve të pavarura. Gjithashtu, fakti që është kandiduar për kryeministër nga partia duhet të shihet si një faktor pozitiv, që do ta rrisë reputacionin e tij në Mitrovicë dhe do t’i sjellë një rritje të votave. Pra kemi një situatë specifike në Mitrovicë ku dy parti që po garojnë ashpër mes vete dhe të dyja kanë pasur sukseset e tyre. Dallimi mund të qëndroj në faktin që baza nga e cila po nisen këto dy parti ndryshon. LVV ka një avantazh nga baza e saj e 2021”, ka thënë ai.
Ndërsa në fund analisti ka deklaruar se është e vështirë të ketë përmbysje të rezulatit në Mitrovicë.
“Edhe pse disa mund të besojnë se gara është e hapur në Mitrovicë dhe se Bedri Hamza mund ta përmbysë rezultatin apo ta ‘rrotullojë’ Mitrovicën, kjo do të jetë e vështirë për t’u realizuar në praktikë. Potenciali i LVV-së në Mitrovicë për zgjedhjet e 9 shkurtit mund të jetë në nivelin e 15k-20k vota. Në anën tjetër, potenciali i Bedri Hamzës mund të jetë 10k-13k vota. Për ta ‘rrotulluar’ rezultatin në Mitrovicë, Hamzës do t’i duhej ta mbante LVV-në në/rreth 15k dhe vetë të rritej me 3-4k vota më shumë. Kjo do të jetë e vështirë për t’u realizuar”, përfundon ai./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...

































