Fun & Video

“Të punosh si marrës grushtash”

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 09 November 2021

Hasan Riza Gunay nga Turqia prej 11 vjetësh fiton bukën e gojës duke marrë goditje fizike nga persona që duan të largohen nga stresi dhe shqetësimet e përditshme. Gunay është personi i parë i regjistruar në Turqi që e bën këtë punë me emrin “trajneri i stresit” dhe i cili siguron jetesën në këtë mënyrë të pazakontë.

Klientët e Gunay, të cilat më parë kanë bërë punë të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, janë kryesisht femra që duan të largojnë stresin dhe shqetësimet dhe problemet e përditshme në këtë mënyrë. Pasi humbi punën, ky turk, i frymëzuar nga një skenë e një filmi të aktorit turk Kemal Sunal, vendosi në vitin 2010 të niste biznesin e tij. Më saktësisht, ai vendosi në këmbim të parave të merrte goditje nga njerëz që ishin të mërzitur, ndiheshin të zemëruar me shefin, burrin ose gruan dhe donin të largonin disi stresin dhe problemet me të cilat përballeshin.

Aplikimi i tij për këtë lloj pune u miratua në vitin 2012 dhe ai u bë i pari i regjistruar në Turqi që fitoi bukën e gojës duke marrë rrahje nga persona të tjerë.

-Advertisement-

Në një intervistë për mediat turke, Gunay shpjegoi se “trajneri i stresit” është një person që ofron mbështetje profesionale dhe organizon ngjarje për njerëzit që vuajnë nga depresioni, sulmet e panikut, stresi dhe sëmundje të tjera mendore.

“Si trajner stresi përdor metodën e të bërtiturit, të bërtiturit, të bërtiturit, për t’i bërë njerëzit të largojnë mendimet dhe emocionet negative si ankthi, zemërimi, xhelozia dhe frika. Gjithashtu, si metodë mbaj një maskë të përgatitur sipas një foto e personit që u zemërua ose mashtroi klientin tim. Unë krijoj një atmosferë të tillë për të siguruar një ambient relaksimi”, tha Gunay.

Një nga seancat e tij zgjat nga 10 deri në 15 minuta. “Unë e kuptoj menjëherë kur një klient dëshiron të kënaqë egon e tij. Më pas vendos një çmim special. Gjithashtu nuk shkoj te çdo klient. Kur takohemi ballë për ballë, kuptoj pse ka ardhur dikush. Numri maksimal i klientëve që vizitoj dita është dy deri në katër. Unë ofroj shërbime në shtëpitë e klientëve, zyrat apo palestrat,” rrëfen ai.

Gunay thotë se në punën e tij vepron në mënyrë profesionale dhe e ndjen veten sikur është në teatër apo film. “Nuk ndihem aspak i ofenduar për shkak të fjalëve të shëmtuara që më thonë klientët e mi, sepse ata në fakt nuk ndiejnë armiqësi ndaj meje si person”, tha Gunay. Gjatë kryerjes së punës, ai merr masat e nevojshme për të parandaluar që klientët ta lëndojnë dhe të dëmtojnë trupin e tij.

“Forca mesatare e një gruaje është në nivelin e forcës së një djali të moshës 12 deri në 14-vjeç. Më godasin në të gjithë trupin, përveç në hundë dhe në pjesën e poshtme të shpinës. Disave u jap doreza boksi. Kur punoj me burra, atëherë unë mbroj veten më mirë”, tha Gunay.

Duke vënë në dukje se femrat kanë më shumë probleme në jetën e përditshme, ai shton se ato përbëjnë 70 për qind të klientëve të tij. Gunay është i gatshëm të trajnojë ata që duan të bëhen “trajnerë stresi” sikurse ai dhe, siç thotë ai vetë, pas tre deri në pesë vjetësh planifikon t’ua lërë këtë punë më të rinjve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera