Lajme

Të mërkurën dorëzohet kallëzim penal ndaj Qeverisë në detyrë

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 11 August 2026

Në Prokurorinë Speciale të mërkurën do të dorëzohet kallëzim penal ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, si dhe ndaj deputetëve të tjerë që mbajnë poste të dyfishta.

Avokati Gent Gjini, përmes një njoftimi dërguar mediave, ka thënë se kallëzimi do të bëhet ndaj personave që ushtrojnë pozita të dyfishta, në kundërshtim me ligjin që vetë e kanë votuar, përfshirë Rregulloren e Kuvendit dhe Ligjin për Qeverinë.

“Po ashtu, do të kërkohet nga ana e Prokurorisë Speciale që të vendoset masë e përkohshme, që deputetët të mos kenë të drejtë të ushtrojnë edhe kompetenca ekzekutive, pasi ata tani mbajnë dy poste, pra si deputetë, por edhe si ministra. Kjo hyn në kuadrin e veprave penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe, me këtë, paraja publike po keqpërdoret në mënyrë flagrante”, thuhet në njoftimin e Gjinit.

-Advertisement-

Avokati Gjini këtë kallëzim penal do ta dorëzojë së bashku me ish-deputetin Gani Geci.

Pavarësisht se Kurti dhe anëtarët e kabinetit të tij qeveritar u betuan të enjten si deputetë të Kuvendit, ata nuk hoqën dorë nga ushtrimi i detyrave si ministra në detyrë, duke vazhduar të mbajnë të dyja pozitat.

Kjo situatë ngre çështjen e papajtueshmërisë së dy funksioneve, pasi Kushtetuta e Kosovës, në nenin 72, përcakton se një deputet nuk mund të mbajë post ekzekutiv në administratën publike dhe as të ushtrojë funksion tjetër ekzekutiv.

Për më tepër, Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit e përcakton shprehimisht se deputeti nuk mund të jetë njëkohësisht kryeministër, zëvendëskryeministër, ministër apo zëvendësministër.

Pra, çështja që është ngritur nuk lidhet vetëm me titullin “ministër në detyrë”, por me faktin nëse një person që tashmë e ka marrë mandatin e deputetit mund të vazhdojë njëkohësisht të ushtrojë kompetenca ekzekutive si anëtar i Qeverisë në detyrë.

Edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vlerësuar së fundmi se ushtrimi i dy funksioneve të papajtueshme bie ndesh me nenin 72 të Kushtetutës dhe me parimin e ndarjes së pushteteve.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy