Të gjithë mendojnë që lëngjet janë shumë të shëndetshme, në fakt nuk del të jetë ashtu!
Autori: Gazeta inFokus
15:20 | 02 May 2017
Ndërsa një portokall mund të përmbajë 45 kalori, një gotë me lëng portokalli përmban dhjetë kalori.
” Znj. G. erdhi në zyrën tonë e trazuar, mjeku i kujdesit të saj e kishte diagnostifikuar atë me diabet dhe ajo ishte mjaft e tronditur. Ajo kishte qenë gjithmonë me mbipeshë dhe kishte të afërm me diabet, por ajo besonte që jeton një mënyrë jetese të shëndetshme. Një shprehi që ajo e konsideronte si të shëndetshme ishte pirja e një lëngu të freskët të shtrydhur çdo ditë. Ne i kërkuam asaj të ndalonte tërësisht pirjen e lëngut. Ajo u largua nga zyra e hutuar, por pas tre muajve të ndalimit të lëngut dhe bërjes së disa ndryshimeve në dietën e saj, diabeti ishte nën kontroll, pa pasur nevojë për insulinë” raporton The Independent.
Znj.G është një rast i zakonshëm, si specialist të diabetit, shpesh shohim pacientë që besojnë se lëngjet janë ushqim shëndetësor. Në një studim të prindërve të fëmijëve të vegjël, nga 1 në 3 besonin se lëngjet ishin të paktën po aq të shëndetshëm sa frutat, shkruan Indeksonline.
Industria e lëngjeve tregtare është e lumtur për të ndërtuar këtë ide. Në shikim të parë është e arsyeshme të mendosh se lëngjet janë të shëndetshme. Fruti i tërë është i shëndetshëm dhe lëngjet bëhen nga frutat, prandaj duhet të jenë gjithashtu të shëndetshëm. Por, lëngjet lënë disa nga pjesët më të rëndësishme të frutit prapa.
Lëkura në mollën tuaj, fara në mjedra, membranat që mbajnë segmente portokalli së bashku – të gjitha janë të mira për ju. Aty gjinden të fshehura shumica e fibrave, antioksidantë, phytonurients, vitamina dhe minerale. Fibra është e mirë për stomakun tonë, ajo na mbush dhe ngadalëson absorbimin e sheqernave që hamë, duke rezultuar në thumba të vogla në insulinë. Kur trupat tanë nuk mund të vazhdojnë më me nevojën tonë për insulinë, diabeti i tipit 2 mund të zhvillohet.
Gjithashtu, kur ne pijmë kaloritë tona në vend që t’i hajmë , truri ynë nuk ka të njejtin “sinjal” të plot që ai bën nga ushqimi më i ngurtë edhe pse përfundojmë duke konsumuar më shumë kalori në proces.
Perceptimi ynë i lëngjeve ka nevojë për një ndryshium rrënjësor, duke filluar me fëmijët tanë. Lëngjet vijnë në paketime të thjeshta me një përdorim, të qëndrushëm në raft. Megjithatë, fëmijet nuk kanë nevojë për lëngje për qëllime ushqyese. Në fakt sipas studimeve, fëmijët që pijnë lëng rregullisht janë të më të shkurtër dhe më të rëndë se fëmijët që rrallë pijnë lëng, ndoshta sepse konsumojnë më pak qumësht, diçka që fëmijët e vegjël kanë nevojë për një rritjë të shëndetshme.
Përceptimi se lëngjet janë të mira për fëmijët vjen posaqërisht nga Programi Ushqimor Suplementar i Grave, Fëmijëve dhe Foshnjave, i njohur më mirë si WIC. Ndërsa programi ka ndihmuar për të përmirësuar rezultatet e lindjes dhe zhvillimit kognitiv tek pjesëmarrësit, ajo ka nevojë për një rishikim.
Programi WIC ofron një gamë shumë të ngushtë të ushqimeve që konsiderohen të shëndetshme për gratë shtatzëna dhe fëmijët në rritje. Kjo përfshin prodhime të shëndetshme si qumëshit dhe vezët, por çuditërisht përfshin edhe dy litra lëngje në muaj. Kur programi filloi në vitet 1970, nuk kishte një epidemi të trashur dhe keq-ushqyerja ishte një shqetësim i madh.
Pra, si mund të zgjidhet ky problem? Së pari, pranoni lëngjet ashtu si janë: ” një trajtim ” . Ato nuk duhet të përkasin në tryezën tuaj të mëngjesit ose pas stërvitjes suaj të palestrës.
Tjetra, largoni lëngjet nga jeta e fëmijeve tuaj. Zavendësoni ato me ujë ose kuti të qumështit të qëndrueshëm. Jo vetëm që qumështi përmban rreth një të tretën e sheqerit të lëngut, por është gjithashtu një burim i madh i proteinave, kalciumit, vitaminës D dhe magnezit që fëmijët në nevojë kanë nevojë. Sigurohuni që kujdesi ditor ose pas programve të shkollës ndjekin udhëzimet aktuale dhe shërbeni vetëm me ujë apo qumësht.
Ndërsa ne nuk mund ta zgjidhim problemin e diabetit dhe obezitetit, ndalimi i lëngjeve për ushqim shëndetësor do të ishte një hap i madh për t’u trajtur në drejtimin e duhur.

Të tjera
-
Drejtori i Policisë shkon në veri të vendit
Sot në orët e paradites drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend...
-
Molliqaj i fton për bashkëpunm katër parti opozitare për ta kundërshtuar qasjen e Kurtit në dialog
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka dërguar ftesë b...
-
Parlamenti Europian do të votojë për vizat më 17 prill
Një nga institucionet e Bashkimit Europian, Parlamenti Europian, pritet të vo...
-
Kurti i njofton ambasadorët për marrëveshjen, ua kërkon votat për anëtarësim në KE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka njoftuar për bisedimet e Ohrit amba...
-
OKB: Thatësira ekstreme në Somali vetëm vitin e kaluar ka vrarë 43 mijë persona
Rreth 43,000 njerëz mund të kenë vdekur në Somali vitin e kaluar pas disa sez...
-
Incident në Bruksel, Murati thotë se BE s’e lejoi Kosovën pa fusnotë në konferencën e donatorëve
Bashkimi Evropian është nikoqir i një konferencë donatorësh për tërmetin në T...
-
Haxhiu viziton strehimoren e viktimave të dhunës në familje në Pejë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar strehimoren e viktimave t...
-
Thirrjet e Trump për protesta, çfarë po ndodh me mbështetësit e ish-Presidentit amerikan? VOA: Disa nga besnikët e tij më të flaktë…
Thirrjet e ish-Presidentit Donald Trump për protesta përpara ngritjes së mund...
-
Studentët e cilit universitet po eksplorojnë planetin Mars?
A e keni ditur se ASU është duke eksploruar Marsin? Profesorët, hulumtuesit, ...
-
Mbulohet aktorja që publikoi videon e gruas që u rrah në Pejë: Nuk e kam problem edhe nëse nuk punoj
Kaltrinë Zeneli, aktorja që denoncoi publikisht duke shpërndarë pamjet në Fac...
-
Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për mbështetjen e tejkalimit të krizës energjetike
Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për mbështetjen e tejkalimit të krizës energj...
-
Bien copa të murit, rrezikohen qytetarët në sheshin “Skënderbeu”
Në sheshin ‘Skënderbeu’ gjatë ditës së sotme, kanë rënë disa copa të murit, n...