Lajme

Të gjitha vendimet e marra në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 01 June 2022

Mbledhja e fundit e Qeverisë së Kosovës u përmbyll me 27 vendime të aprovuara, raporton GazetaBlic.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” thotë se është themeluar Komisioni Ministror për memorialin për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.

Ky vendim erdhi sot, ku festoi edhe dita ndërkombëtare e fëmijëve.

-Advertisement-

Në anën tjetër, është miratuar Koncept-dokumentinpër themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës, janë ndarë 50.000 euro me qëllim të përkrahjes së kauzës politike të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Të gjitha vendimet e marra nga Qeveria:

Mbledhjen e 81-të të Qeverisë e përmbyllem me gjithsej 27 vendime të aprovuara

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, në përkujtim të fëmijëve të vrarë, themeluam Komisionin Ministror për memorialin për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.

Për ekonomi inovative e zhvillimore, ashtu siç u zotuam, miratuam Koncept-dokumentin për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës. Përmes këtij fondi, do të mbrohet e zhvillohet pasuria jonë e përbashkët.

Me qëllim të përkrahjes së kauzës politike të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, ndamë 50.000 euro në mbështetje të aktiviteteve lobuese të përfaqësuesve shqiptar atje.

U rialokuan 1,76 milionë euro për projekte kapitale në komuna, si dhe mbi 886 mijë euro për intervenime emergjente në mbrojtje dhe ruajte të trashëgimisë kulturore.

U themelua mekanizmi për punësimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, si masë e përkohshme afirmative.

Emëruam dy Borde të rregullta të Drejtorëve: KRU “Prishtina” Sh. A. dhe KRU “Mitrovica” Sh. A. Emëruam edhe Bordin e Përkohshëm të KRU “Drini i Bardhë” Sh. A.. Gjithashtu emëruam, Zëvendësdrejtorin për Shërbime Administrative Financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror.

U aprovuan dy vendime për procesin e shpronësimit: për ndërtimin e “Rrugës Shtetërore’’, në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit, dhe për realizimin e Projektit “Ndërtimi i Objektit të Qendrës për Pajisje me Dokumente”, si dhe Qendrës për Regjistrim të Automjeteve në Malishevë.

Miratuam tre nisma për Anëtarësim të Institutit të Kosovës për Administratë Publik në organizata ndërkombëtare, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të burimeve njerëzore në institucionet tona. Po ashtu, miratuam edhe nismën për aplikim të anëtarësimit të Kosovës si anëtare vëzhguese, në Rrjetin e Administratës Publike të Bashkimit Evropian.

Iniciuam nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Statusin e Forcave (SOFA) ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, që thellon bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve.

Si dhe, mbështetem realizimin e aktiviteteve të Manifesta 14 Prishtina 2022, në vlerë prej 871.881 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera