Të gjitha OJQ-të kundër Duda Baljes për shkak të qasjes ndaj LGBTI+-së, asaj nuk i bëhet vonë për shkarkimin
Autori: Samire Jaha 11:13 | 15 February 2024
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Kuvendit të Kosovës, Duda Baljes, nuk po i bëhet vonë për mundësinë e shkarkimit nga kjo pozitë, ku 55 Organizata Jo qeveritare po kërkojnë shkarkimin e saj për shkak të qasjes së deputetes ndaj komunitetit LGBTI+, shkruan Gazeta Infokus.
Ajo në një bisedë me Infokus ka deklaruar që nuk ka e problem nëse kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca vendos për shkarkimin e saj derisa ka theksuar që nuk do të ndryshojë mendim asnjëherë.
“Po nuk kam çka me ba, ata kanë të drejtë me e ba këtë kërkesë, letër kanë drejtu tek kryetari por mu nëse duhet me barazu pozitën me mendimin që unë e kam kurrë nuk do të barazohet, unë nuk e ndryshoj mendimin edhe me këtë pozitë edhe pa këtë pozitë edhe jo vetëm në komision për të drejtat e njeriut por unë nuk e përkrahë kodin civil. Jam shumë krenare me punën e komisionit dhe komisoni i ka edhe disa deputetë të tjerë që nuk kanë votu edhe unë nuk votova edhe deputetja Albana edhe Labinota, shumë deputetë brenda në komisionin për të drejtat nuk kanë votu për kodin civil, por unë flas për veten unë mendimin nuk e ndryshoj, edhe nëse kryetari Glauku vendos që une si kryetare për këtë komision kam votu në Kuvend tash le të respekton procedurën, nëse kryetari vendos që unë me shku prej kësaj pozite për mua nuk është asnjë problem unë shkoj por nuk e ndryshoj mendimin”, ka deklaruar Balje për Infokus.
Ndryshe ajo ka theksuar që Kodi Civil nuk do të votohet në këtë mandat, edhe nëse ajo është apo nuk është kryetare e komisionit.
“Po se unë jam kryetare e komisionit ata kanë të drejtë me bo këtë por nuk e di qysh mundet me përfundu sepse në secilin komision nuk ishin shumica prej krejt deputetëve tu e përkrah këtë dmth ne kemi të drejtë unë kam të drejtë për mendimin e lirë pavarëisht a jam kryetare apo nuk jam kryetare në këtë komision. Nëse ata kanë të drejtë me lut çka janë tu lut na si deputet kemi drejtë me mendu lirshëm, mendimi i deputetit është i lirë asnjë organizata asnjë komunitet nuk munden me ndryshu këto, na jemi deputet dhe unë nuk e votoj. Në këtë mandat nuk besoj që kalon sepse nuk kanë vota”, ka deklaruar tutje Balje për Infokus.
Ndryshe Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë – YIHR, ka njoftuar përsëri se 55 OJQ në vendin tonë i janë drejtuar me një letër publike kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke kërkuar shkarkimin e deputeteve Duda Balje dhe Labinotë Demi Murtezi, për siç thuhet aty gjuhën shpifëse dhe urrjetjes ndaj personave LGBTIQ+ dhe shfaqjen e qëndrimeve homofobe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Kërkesat tona janë të thjeshta dhe të qarta: HOMOFOBET S’KANË VEND N’KUVEND!. Duda Balje, në deklaratat e saj publike, ka mbetur e palëkundur në qëndrimin e saj diskriminues ndaj personave LGBTIQ+. Duke përdorur argumentin e “mendimit personal,” ajo ka injoruar faktin se funksionet publike, veçanërisht ato në fushën e të drejtave të njeriut, duhet të kujdesen për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të çdo individi, pavarësisht orientimit seksual apo çfarëdo përkatësie tjetër”, thuhet në letrën e tyre.
Ndryshe këto organazata i janë drejtuar edhe me thirrjen “HOMOFOBET S’KANË VEND N’KUVEND!”./Gazeta Infokus/
YIHR: 55 OJQ i kërkojnë Konjufcës shkarkimin e deputeteve Balje e Murtezi
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...