Auto&Tech

Më të forta janë makinat e vjetra apo të reja? Ja prova (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 25 May 2017

Kompania “Toyota” ka bërë një simulim, duke përplasur një “Carolla” të prodhuar më 1998, si dhe modelin nga e njëjta seri që është prodhuar para dy vitesh.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon se sa shumë është dëmtuar makina që është 20 vjet më e vjetër, në krahasim me atë që është shumë më e re.

Pos forcimit të strukturës së pjesës së përparme, në modelin e ri janë shtuar edhe shumë “airbag”, në mënyrë që lëndimet në njerëz të jenë më të lehta.

Sikur kjo përplasje e veturave që lëviznin me nga 100 kilometra në orë, të ndodhte në jetën reale, të pranishmit në veturën e vjetër nuk do ishin gjallë, derisa ata në të renë do dilnin të pa lënduar. 

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy