Lajme

Të enjten, kryeministri Kurti raporton për takimin në Ohër

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 20 March 2023

Këtë javë, Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca.

Kështu ka njoftuar shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se seanca e parë që mbahet të enjten do të nisë në orën 12:00.

“Kjo seancë e 22 marsit ka në agjendë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare”.

-Advertisement-

Gjithashtu, ajo bëri me dije se të enjten me fillim të orës 10:00, Kuvendi mban seancë të re ku edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të raportohu për takimin në Ohër, transmeton Klankosova.tv.

“U dakorduam që pikat e rregullta të rendit të ditës të hiqen në mënyrë që të ofrohet më shumë diskutim dhe njoftim nga ana e kryeministrit Albin Kurti për takimin në Ohër”, tha ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera