Auto&Tech

Të ecësh me telefon, shkencëtarët: Është e rrezikshme

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 05 February 2020

Të gjithë jemi në një mendje se të ecësh pas dikujt që është i humbur pas telefonit, është e mërzitshme. Tani, shkencëtarët thonë se kjo është e rrezikshme po ashtu.

Të përdorësh telefonin ndërsa ecën, ke më shumë shanse të shkaktosh një aksident se sa kur i përgjigjesh një telefonate apo kur dëgjon muzikë, kanë paralajmëruar kërkuesit pasi kanë analizuar shkaqet që qëndrojnë pas aksidenteve në të cilat përfshihen qindra këmbësorë.

Shkrimi i mesazheve në telefon është i lidhur me një numër më të madh rastesh problematike kur kalon një rrugë, thotë studimi. Nëse bëjmë një krahasim, biseda në telefon është e lidhur vetëm me një rritje të vogël të kohës që duhet për të kaluar një rrugë në mënyrë të sigurt dhe dëgjimi i muzikës, nuk ka ndikim të dukshëm tek siguria e këmbësorëve.

-Advertisement-

Kërkuesit nga universiteti i Kaljarit në Kanada, thonë se zbulimet e tyre kërkojnë më shumë investigim, duke nënvizuar se mungesa e vëmendjes e këmbësorëve është një problem shqetësues në qytetet e të gjithë botës. Rreth 270 mijë këmbësorë humbin jetën çdo vit në botë, duke përbërë një të pestën e të gjitha viktimave në trafik. Studime të mëparshme kanë treguar se përdorimi i telefonave celularë ndikon edhe tek organizmi unë. Një studim i publikuar në dhjetor, që analizonte të dhënat e një urgjence spitalore në SHBA, kishte dalë në përfundimin se lëndimet në qafë, fytyrë, sy, hundë dhe kokë ishin rritur ndjeshëm 20 vitet e fundit. Dhe pjesa më e madhe e këtyre lëndimeve i ndodhnin njerëzve të moshave 13-29 vjec, për shkak të ngjarjes së makinës pa vëmendjen e duhur dhe ecjes duke shkruar mesazhe në telefon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera