Të drejtë vote kanë 1 mijë e 172 të burgosur
Autori: Gazeta inFokus
15:44 | 08 June 2017
Me 11 qershor, ditën kur do të votohet për zgjedhjet nacionale të drejtë vote kanë edhe të burgosurit në të gjitha Qendrat Korrektuese, Qendrat e Paraburgimit dhe nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Kosovë.
Sipas raportit të KQZ-së del që shifra e votuesve të kësaj kategorie të jetë 1 mijë e 172 votues gjithsej.
“Votimi me 11 qershor për të burgosurit do të jetë i mundur përmes ekipeve mobile që KQZ i dërgon në ditën e zgjedhjeve”, ka thënë për Indeksonline në KQZ.
Kurse i kontaktuar nga Indeksonline, Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj ka thënë se nuk është bërë asnjë kërkesë për ndryshim të procesit të votimit për këto zgjedhje dhe se tashmë janë caktuar njerëzit të cilët do të merren me gjithë këtë proces.
“Procesi do të jetë i rregullt dhe besoj se nuk do të ketë ndonjë dështim. Unë kam caktuar personin këtu në Drejtori Qendrore dhe kemi caktuar personat varet nga pozicionet që i kemi dhe merren me gjithë procesin e votimit në bashkëpunim me KQZ-në është arritur që të merren të gjitha masat e duhura që votimet të jenë në gjendje të rregullt”, ka shtuar Zogaj.
Zgjedhjet nacionale në vend kanë ardhur pas rrëzimit të Qeverisë nga një Mocion i iniciuar nga Nisma për Kosovën dhe i përkrahur nga opozita dhe Partia Demokratike e Kosovës./Indeksonline/

T� tjera
-
Haxhiu në Bruksel, i kërkon PE-së angazhim për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga Parlamenti Evropian që t...
-
Presidentja Shiroka Pula reagon pas aktgjykimit ndaj Thaçit: Ngrihen shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar pas aktgjykimit të so...
-
Hoxha takohet me Marta Kos: Angazhimet duhet të kthehen në reforma dhe anëtarësim
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi ...
-
E ofendoi Mbappen me gjeste raciste, tifozi dënohet me 11 muaj burgim
Real Madridi ka bërë të ditur se një tifoz është dënuar me 11 muaj burgim për...
-
Tragjedi në Itali, shoferja përplas me makinë për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës
Një shqiptar 64-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në Itali...
-
Shqipe Mehmeti Selimi: Dënimi i sotëm i Thaçit dhe të tjerëve, i papranueshëm
Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar lidhur me ak...
-
Vdes një person me statusin e viktimës në procesin në Hagë, Specialja ia mundëson një familjari t’i vazhdojë procedurat
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë përmes një dokumenti që kanë publik...
-
CNN: Inteligjenca amerikane beson se Irani po zhvillon plane për të shpërthyer bo*mbë në Washington
Irani po harton plane për të shënjestruar zyrtarë të lartë të administratës s...
-
Ndeshja Irlandë-Kosovë, ambasadori irlandez: Moment historik, presim një ndeshje të shkëlqyer
Ragnar Almqvist, ambasador i Irlandës në Kosovë, ka reaguar për ndeshjen e so...
-
Kosova i rikthehet lobimit në SHBA, Konjufca nënshkruan me kompaninë që e kishte angazhuar edhe Thaçi
Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të angazhuar në Shtetet e Bashkuar...
-
U akuzua për favorizime dhe shitje të mundshme të bakrit si hekur në “Pallatin e Rinisë”, Adem Bucolli mohon akuzat – Çfarë tregojnë dokumentet?
Adem Bucolli, udhëheqës i Departamentit të Sigurimit dhe Mbrojtjes kundër Zja...
-
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në mungesë kuorumi, Gola: Për vazhdimin e seancës mbeti të dakordohen shefat e GP
Mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet. Nënkryetari...





























