Tatuazh për të mbuluar shenjat e lindjes cezariane

Autori: Gazeta inFokus
17:17 | 11 May 2017
Artisti i tatuazheve nga Shangai, Shi Hailei ka ndihmuar dhjetëra gra kineze të rifitojnë besimin te vetja pas lindjes, e këtë e ka realizuar përmes tatuazheve falas për nënat që duan të fshehin shenjat e mbetura nga ndërhyrja cezariane.
I frymëzuar prej artistes braziliane, Flavia Carvalho, puna e së cilës ka ndihmuar një sërë grash, viktima të dhunës familjare, të mbulojnë dëmtimet e pësuara, 32-vjeçari kërkon të bëjë të njëjtën gjë me femrat e vendit të tij, të cilat përjetojne rënie të vetëbesimit pas lindjes së një fëmije.
“Kur përfundova mbulimin e parë falas të një shenje nga lindja, e mendova si arritje të madhe timen, në momentin që pashë buzëqeshjen në fytyrën e asaj nëne. Kështu që vendosa ta bëj sërish. Më jep kënaqësi të madhe kur shoh sesi ia kthen besimin te vetja, fakti që nuk kanë më shenja aq të dukshme në trup”, tha Shi Hailei, artist tatuazhesh.
Shi punon tani falas me dy gra në muaj, e të njëjtën gjë bëjnë edhe kursantët e tij. Nëse ka më shumë se 6 kërkesa në 4 javë, gratë vihen në listë pritjeje. Niveli i lartë i lindjeve cezariane në Kinë i ka hapur rrugën një tregu të bollshëm kremrash e procedurash estetike.
Gratë atje shpenzojnë deri në 300 juanë (50 dollarë) në muaj për një xhel silikoni, me shpresën se do t’ua heqë shenjën e mbetur, ndërsa sallonet e bukurisë ofrojnë trajtime me lazer që shkojnë deri në 2.000 juanë (gati 300 dollarë) për centimetër të lëkurës së dëmtuar.
Shpeshherë, megjithatë, edhje këto metoda rezultojnë të pasuksesshme dhe shpresa e fundit për të fshehur njëherë e mirë shenjat e padëshiruara mbetet tatuazhi.

Të tjera
-
Bien copa të murit, rrezikohen qytetarët në sheshin “Skënderbeu”
Në sheshin ‘Skënderbeu’ gjatë ditës së sotme, kanë rënë disa copa të murit, n...
-
AAK e Pejës: Qeverisja e Gazmend Muhaxherit e zhytur në skandale, gjysma e menaxhmentit të Komunës nën aktakzua
Dega e AAK-së në komunën e Pejës, ka mbajtur në mesditë konferencë për shtyp ...
-
Kuvajti kërkon ekstradimin e burrit të Arta Bajramit, i dyshuar për “grabitje”
Bashkëshortit të këngëtares Arta Bajrami, Xhemajl Sekiraqa, i është caktuar m...
-
Ministria e Nagavcit mundohet “ta fshehë” që po thyen ligjin, nuk ka asnjë të punësuar me aftësi të kufizuar
Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në krye me Arbërie...
-
Presidenti i Shqipërisë kërkon nga Vatikani njohjen e shtetit të Kosovës
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Sekretarin e S...
-
PSD: Asociacionin “Zajednicë” e ka emëruar Kurti
Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD), si aksion simbolik për kundërshtimin ...
-
Blerim Latifit i vdes një person i dashur
Analisti politik, Blerim Latifi, ka njoftuar se ka ndërruar jetë babi i tij. ...
-
Lista Serbe kushtëzon pjesëmarrjen në zgjedhje me formimin e Asociacionit
Delegacioni i Listës Serbe i kryesuar nga kryetari Goran Rakiq dhe nënkryetar...
-
Shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë mund të aplikojnë për të votuar përmes postës për zgjedhjet në veri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 20 mars ka filluar periudha e ap...
-
Ia huq rëndë zyra e Kurtit: Nuk i’a ka idenë sa të punësuar me aftësi të kufizuar kanë në ministri
Pas thirrjes së Ministrisë në krye me Hekuran Muratin, për punësim të persona...
-
2 miliardë euro për Ukrainën nga BE-ja
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian janë pajtuar për të ndarë një pako ...
-
Selia e Shenjtë: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, hap drejt afrimit të njohjes së Kosovës
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka pritur në takim të hë...