Tarifa prej 10 euro në “Rrugën e Kombit”, reagon edhe ky deputet i Kuvendit të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 25 March 2018
Tarifa prej 10 eurove (vajtje-ardhje) që duhet paguar qytetarët e Kosovës në autostradën e “Rrugës së Kombit”, ka ngjallur reagime të shumta në institucionet kosovare.
Lidhur me këtë, ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fidan Rekaliu.
Ai ka theksuar se është e paqartë të vendoset taksa rrugore për automjetet që udhëtojnë nga Kosova për në Shqipëri.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës, duhet të vendos kontaktet dhe të zhvillojë negociatat me Qeverinë e Shqipërisë për të arritur zgjidhje të pranueshme dhe të përballueshme për qytetarët e Kosovë.
Shkrimi i plotë:
Është e qartë se taksa rrugore e vendosur për automjetet që do të udhëtojnë nga Kosova në Shqipëri, është e lartë, jo proporcionale dhe prodhon kosto të panevojshme për bizneset e sidomos familjet kosovare që kanë frekuencë të lartë në bregdetin shqiptar.
Qeveria e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës, duhet të vendos kontaktet dhe të zhvillojë negociatat me Qeverinë e Shqipërisë për të arritur zgjidhje të pranueshme dhe të përballueshme për qytetarët e Kosovës.
Në të kundërtën, një politikë e tillë e pa menduar dëmton rëndë përpjekjet për të fuqizuar shkëmbimet ekonomike, tregtare, arsimore, kulturore, sportive si interes i deklaruar strategjik nga të dy qeveritë.
Të tjera
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...