Rozë

“Tani mund të dëgjoni anën time të historisë”, Beatrix publikon këngë dedikuar Donaldit, të quajtur “Faj”

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 27 January 2022

Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka qenë shumë e komentuar këto javë pas u largua nga shtëpia e Big Brother VIP.

Lidhja që krijoi brenda shtëpisë me aktorin Donald Veshaj, bëri që ajo të përballet edhe me paragjykime, nga ata fansa që Donaldin e shihnin të përkryer si partner të ish-të dashurës, prezantueses Bora Zemani.

Sido që të jetë, pas daljes Ramosaj ka reflektuar dhe ka parë se si është parë lidhja e saj me Donaldin nga jashtë, duke bërë ditë më parë një rrëfim emocional në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Ndërkohë, në të njëjtën kohë ajo duket se ka përgatitur edhe një këngë të re, e cila i dedikohet tërësisht aventurës së Big Brother VIP dhe në veçanti lidhjes me aktorin.

“Faj” mban titullin kjo këngë e cila është ritmike në sensin e baladës dhe është shkruar nga vet ajo dhe Albani.

Beatrix publikoi një pjesë të këngës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Tani mund të dëgjoni anën time të historisë”.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube vetëm me audio dhe tekst, gjersa për orkestrimin është kujdesur producenti Marko Polo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera