Sport

Talenti nga Kosova që po shkëlqen në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 25 November 2020

Futbollisti kosovar, Arb Manaj, që këtë sezon ka kaluar në ligën e parë turke tek klubi, Ankara Keciörengücü, ka folur pas përfomances së jashtëzakonshme të treguar ditë me parë, shkruan Gazeta inFokus.

Manaj arriti të shënonte dy gola dhe të bënte dy asistime, në ndeshjen që ekipi i tij luajti kundër Eskisehir.

22 vjeçari për Gazetën inFokus ka thënë që ndjehet shumë i motivuar dhe i lumtur për golat e realizuara dhe asistet e dhuruara, duke treguar që ka punuar shumë.

-Advertisement-

“Normalisht, jam shumë i lumtur pasi shënova në minutat e fundit kundër Eskisehir. Isha i motivuar dhe punova shumë gjatë javës, mendoj që kjo edhe u shpërblye.

Tani jemi në vendin e tretë dhe në fundjavë kemi lojë me vendin e dytë, derbi, kundër Andana Demirspor dhe shpresojmë shumë që do të fitojmë”, ka përfunduar klinasi.

Manaj para se të kalonte në Turqi ka qenë pjesë e Trepçës ’89, ku arriti të shënonte shumë gola, duke rënë në radarin e klubeve të huaja.

Ai po ashtu është pjesë e kombëtares së Kosovës në grup moshat U21./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera