Sport

Takimi mes Napolit dhe Juventusit mund të shtyhet për arsye të koronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 29 September 2020

Pas rezultimit pozitiv të 11 lojtarëve dhe 3 anëtarëve të stafit në klubin e Genoas, takimi i paraparë të luhet të dielën mbrëma mes Napolit dhe Juventusit mund të shtyhet, shkruan Gazeta inFokus.

Napoli u ballafaqua me Genoan të dielën e kaluar në kuadër të javës së dytë në Serie A, kësisoj gjasat për infektim ekzistojnë, për këtë arsye “të kaltrit” i janë nënshtruar testimit gjatë paraditës së sotme.

Në rast se ndonjë lojtar i Napolit rezulton pozitiv, atëherë takimi me Juventusin do të shtyhet për një datë tjetër./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera