Lajme

Tahiri shkakton të qeshura në Kuvend: S’e kqyr kërkush kryeministrin, krejt e kqyrin ‘Big Brother’

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 02 March 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së sotme propozoi që raportimin për dialogun ta vazhdojë sonte në orën 22:00, pasi që tha se nuk mundet të qëndrojë në seancë ngase ka angazhime.

E këtë propozim të Kurtit, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e quajti hajgare duke thënë se në atë orë askush nuk do ta përcjell kryeministrin, meqë të gjithë e shikojnë “Big Brother”.

“Normal që edhe ne e mbështesim me ardhë në ora 10, po kjo është një hajgare e madhe çka është ka ndodhë me ketë debat. Nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës me u sjell kështu, nuk e meriton një kryeministër me na lanë e me ardhë në ora 10, se në ora 10 se këqyr kërkush, tanë e kqyrin Big Brother. Kjo është hajgare”, ka thënë Tahiri, pas së cilës deklaratë shpërthyen të qeshurat.

-Advertisement-

E këtë propozim të kryeministrit e mbështeti edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

“LDK-ja e vendosi atë të veten ju Vetëvendosja  dhe PDK-ja ndaqit mos hajdi”, ka thënë kryeparlamentari Konjufca para se t’i pyeste edhe partitë tjera për këtë propozim.

Përfundimisht, të gjitha grupet parlamentare u pajtuan që seanca të vazhdojë në ora 22:00./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera