Lajme

Tahiri pyet shefin e ZRrE-së: Kush propozoi për ndarjen e 110 milionë eurove nga qeveria?

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 30 September 2022

Shefi i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, ndodhet para komisionit hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, e ka pyetur atë se kush e ka bërë propozimin për ndarjen e 110 milionë eurove nga ana e Qeverisë për subvencionimin e energjisë elektrike.

Tahiri po ashtu e ka pyetur se cili ka qenë importi dhe eksporti i energjisë gjatë muajit mars, ndërsa Fejzullahu është përgjigjur vetëm për vlerën financiare, por jo edhe atë të megavatëve.

-Advertisement-

“Gjatë muajit mars kemi pasur 13 milionë euro import, 8.7 milionë euro eksport. Por të dhënat për megavat nuk i di” ,ka thënë Fejzullahu.

Tahiri ka thënë se pikërisht këtu është problemi. “Ngritja e çmimit të energjisë elektrike ka qenë e paarsyeshme. Ne dyshojmë që pikërisht nuk ka pasur arsye të ngritet çmimi i energjisë elektrike për shkak se konsumi është mbuluar nga prodhimi vendor. Çmimi i prodhimit vendor nuk ka lëvizë, ndërsa ne jo vetëm që paguajmë me tarifa të shtrenjta energjinë por ndajmë edhe subvencion”, ka thënë Tahiri.

Më tej, ai i ka kërkuar të dhëna të detajuara shefit të ZRrE-së, në lidhje me importin gjatë muajve janar, shkurt, mars, prill, koha kur Kosova i ka ndarë 110 milionë euro subvencionim.

“Sa kemi importuar megavat dhe a ka qenë e arsyeshme ngritja e çmimit të energjisë elektrike? Na i sillni në megavat për muajt e parë të vitit, deri ta ndarja e subvencioneve”.

“Kush ka qenë propozuesi për të ndarë qeveria 110 milionë euro? Më e rëndësishmja është sponsorizimi i këtij vendimi. Ai e bartë përgjegjësinë kryesore. Kush e ka sponsorizuar këtë kërkesë të tillë i cili pastaj është shndërruar në veprim”, ka thënë Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera