Lajme

Tahiri: Pretendimet e Dick Martit mundësuan themelimin e Speciales, sot nuk u përmend trafikimi i organeve, e as vetë ai

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 03 April 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri thotë se themelimi i Gjykatës Speciala u mundësua nga pretendimet e Dick Martyt.

Tahiri thotë se krahas këtyre pretendimeve sot nuk u përmend asnjëra nga këto.

“Gjatë gjithë ditës së sotshme, nga salla e gjyqit dëgjova pretendimet Prokurorisë, por askund në asnjë rresht e as fjalë, nuk u përmend trafikimi i organeve, e as Dick Marti”, shkruan Tahiri.

-Advertisement-

Shkrimi i plotë:

I tërë procesi i letërkëmbimeve, ligjit dhe ndryshimit të Kushtetutës për të mundësuar themelimin e Gjykatës Speciale, është bërë për shkak të pretendimeve të Dick Martit, për trafikim organesh nga UÇK-ja.

Gjatë gjithë ditës së sotshme, nga salla e gjyqit dëgjova pretendimet Prokurorisë, por askund në asnjë rresht e as fjalë, nuk u përmend trafikimi i organeve, e as Dick Marti!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera