Lajme

Tahiri: Nuk do të jem bllokues i institucioneve

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 03 August 2017

Deputeti i sapozgjedhur nga AKR, Labinot Tahiri, ka premtuar se gjatë periudhës sa do të jetë në Kuvend do të punojë për interesa shtetërore dhe kombëtare, shkruan Infokusi.com

Tahiri gjithashtu ka thënë se nuk do të jetë bllokues i institucioneve tona, duke falenderuar të gjithë ata që i dhanë besimin për këtë pozitë.

Postimin e plotë të Tahirit mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“E dashura familja ime dhe ju qytetarë të dashur..! Ju jam mirnjohës, për besimin që më keeni dhënë dhe më keni ulur në ulëset e këtij Parlamenti, që dikurë prindët tanë u larguan me dhunë!

Sot, këmba ime shkel këtu! Nuk e di se sa do jem këtu, por se gjithnjë do veproj në interesa shtetrore dhe kombëtare.

Nuk do jem bllokues i institucioneve tona.

Zoti na bekoftë.

Labinot Islam Tahiri.

Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë”/INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera