Lajme

Tahiri e Gruda nga PDK: Kurti bëri manovra sipas skenarit të tij, gjithçka qe doli nga ky Kuvend do ta dërgojmë në Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 13 September 2026

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri tha se Albin Kurti “gjatë gjithë kësaj kohe ka bërë manovra politike për ta jetësuar skenarin e tij politik”.

Taniri tha se do t’i dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese të gjitha vendimet nga Kuvendi që u shpall i konstituuar edhe pa zgjedhjen e nënkryetarit nga PDK-ja.

“Procedimet e sotme dhe konstatimet e tyre se Kuvendi është i konstituuar janë përtej afateve kushtetuese dhe gjithçka që del nga ky Kuvend ne do ta dërgojmë për shqyrtim të ligjshmërisë në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

-Advertisement-

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda tha se ky Kuvend “ka problem me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë”.

Ai tha se LVV-ja nuk e ka respektuar afatin kushtetues dhe as afatin e saj të parë politik për konstituimin e Kuvendit.

Gruda tha se LVV-ja po i poshtëron institucionet. Tha se PDK-ja nuk ka hequr dorë nga kandidatura e Vlora Çitakut për kryetare të Kuvendit.

“Ky Kuvend është formuar me pikëpyetje të mëdhaja kushtetuese”, tha ai.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy