Lajme

Tahiri: Besimi i 50% të qytetarëve të Kosovës u keqpërdor skajshmërisht sot!

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 19 January 2023

Kreu i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, reagoi pas mosvotimit në Kuvend të projektligjit për Trustin, i cili u bllokua nga deputetët e pozitës.

Ai kryeministrit Albin Kurti i dërgoi një porosi përmes një video të publikuar në Facebook, në të cilën tha se me vendimin e tij, me urdhër të tij, sot vendosi që mos të kalojë Trusti.

“Qindra dhe mijëra familje, sot, prisnin një vendim të drejtë nga Kuvendi i Kosovës, një vendim i cili u iniciua nga vet qytetarët, nga ata të cilët e votuan. Besimi i 50% të qytetarëve të Kosovës u keqpërdor skajshmërisht sot!”, theksoi Tahiri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera