Sport

Tahir Lushtaku: Nuk është e drejtë të anulohet kampionati dhe të llogaritet me tabelën aktuale

Autori: Erion Maliqaj 18:10 | 07 April 2020

Trajneri i njohur kosovar, Tahir Lushtaku, ka deklaruar se do të ishte e padrejtë që të anulohet kampionati dhe të llogaritet tabela aktuale, shkruan Gazeta inFokus.

Lushtaku në një prononcim për Gazetën inFokus ka folur për situatën e krijuar në futbollin kosovar nga koronavirusi, për mënyrën se si duhet të mbyllet kampionati si dhe ka dhënë një mesazh për të gjithë futbollistët.

Ish-trajnerit të Drenicës po i mungon shumë futbolli, por shpreson që sa ma shpejtë do ti kthen normalitetit.

-Advertisement-

“Po me mungon shumë futbolli, aq shumë sa që në këtë kohë virusi ‘covid-19’ na është bërë jeta e paralizuar në krejt sferat, por shpresoj që sa ma shpejt të tejkalojna këtë gjendje që jemi dhe ti kthehemi normalitetit”, tha Lushtaku.
Gazeta Metro – Vjen kartoni i parë i kuq për një trajner në Kosovë ...

49 vjeçari thotë se do të ishte e padrejtë që kampionati të anulohet dhe të llogaritet tabela aktuale.

“Sa i përket asaj se nëse UEFA vendos mi anulu kampionatet, unë mendoj që do të ishte mënyra ma e keqe e mundshme, unë jam kundër anulimit të kampionatit dhe UEFA në bashkëpunim me federata duhet ta gjejë mënyrën ma të mirë të mundshme që të vazhdojë futbolli nëpër kampionatet e shteteve, sepse nuk është në rregull të anulohet kampionati dhe të llogaritet renditja kështu si është në tabelë, sepse ka shumë ndeshje ende mu zhvillu dhe renditja mundet të ndryshoj shumë në përfundim të kampionatit të Kosovës, prandaj unë jam që me çdo situatë të rifillon kampionati veç nëse nuk përmirësohet gjendja me koronavirus, përndryshe patjetër duhet mu zhvillu kampionati i futbollit të Kosovës”, deklaroj ish-trajneri i Drenicës.

Lushtaku për fund dha edhe një mesazh për të gjithë futbollistët.

Mesazhi im për futbollistët është që në këtë kohë të jenë të vëmendshëm, ta ruajnë qetësinë në kohë pandemie dhe të kenë shumë kujdes, por pa panik ta shfrytëzojnë çdo mundësi që të stërvitin në mënyrë individuale në ambientet ku janë dhe të jenë optimist që sa ma shpejt ti kthehen futbollit”, përfundoj Tahir Lushtaku./Gazeta inFokus/

Fotografia e Tahir Lushtaku

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera