Lajme

Sveçla vizion komunat veriore: Qytetarët serbë s’janë palë e “dorës së tretë”

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 14 August 2022

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme i ka vizituar të dielën komunat veriore.

Aty, Sveçla ka deklaruar se serbët e Kosovës nuk janë palë të “dorës së tretë” – “Ata janë banorë, qytetarë të barabartë sikurse të gjitha komunitetet tjera që jetojnë këtu dhe gëzojnë të njejtat të drejta”, ka shkruar ndër tjerash Sveçla në Facebook.

Vizita e Sveçlës në komunat veriore të Kosovës vjen dy javë para se të fillojë reciprociteti në dokumente si vendim i Qeverisë së Kosovës.

-Advertisement-

“Duke pasur parasysh proceset e përbashkëta që na presin, përgjatë takimeve theksova rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet tona në mënyrë që t’i kalojmë ato më lehtë. Ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkëpunojnë me organet e rendit në mbarëvajtjen dhe ofrimin e sigurisë në vendin tone”, ka thënë Sveçla.

Ai po ashtu ka thënë se i ka vizituar edhe fshatrat me shumicë shqiptare në Veriun e Kosovës – duke shtuar se “nuk e kanë pasur mbështetjen e shtetit”.

“Natyrisht, vizitova edhe fshatrat shqiptare në veri ku për më shumë se dy dekada vërehej qartë mungesa dhe përkrahja e shtetit në këtë pjesë të vendit. Këta bashkëqytetarë janë të vendosur që të qëndrojnë në atë anë ku me pune e djersë, të sigurojnë jetë e prosperitet për ta dhe fëmijët e tyre. Pa asnjë dyshim ne do te jemi me ta dhe për ta”, ka thënë ai.

Sveçla ka takuar edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës

“Si çdo herë, vërehej përkushtim e disiplinë e pashoq që garanton rend, ligj dhe siguri për të gjithë”, ka përfunduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera