Lajme

Sveçla përgëzon policinë për tri aksionet e sotme

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 17 May 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Departamentin e Hetimeve për rezultatet e korrura në tri aksionet e zhvilluara në orët e hershme të kësaj së mërkure, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Angazhimi ndaj cdo lloj krimi do të intensifikohet.

“Që nga mëngjesi i hershëm janë duke u zhvilluar tre aksione nga Drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës. Krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare. Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet, përgëzoj Departamentin e Hetimeve për secilin rezultat të arritur”, ka shkruar Sveçla.

-Advertisement-

Ndryshe nga ky aksion sipas komunikatës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj deri më tani janë arrestuar katër persona./Gazeta Infokus/

Aksion i madh i policisë kundër fajdeve në Prishtinë, Podujevë e Vushtrri

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera