Sveçla pas vizitës në veri: Po punojmë për sigurinë e vendit në çdo cep të tij
Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 03 April 2024
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas vizitës së tij në veri të vendit, ka theksuar se Qeveria po vazhdon të punojë për sigurinë e vendit në çdo cep të tij.
“Si Qeveri do të vazhdojmë që me të gjitha kapacitetet tona të jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim. Po punojmë pa u ndalur për mirëqenie të qytetarëve tanë, për shërbime efikase ndaj tyre, për sigurinë e tyre e për sigurinë e vendit tonë në çdo cep të tij”, ka thënë Sveçla.
Në një postim në Facebook, teksa ka shprehur vlerësimin e tij për pjesëtarët e Policisë së Kosovës të rënë në detyrë, ministri Sveçla ka bërë thirrje për drejtësi në rastin e vrasjes së pjesëtarit të Policisë Afrim Bunjaku, dhe përparim në hetimet për sulmin terrorist të 24 shtatorit.
“Në vijim të vizitës në veriun e vendit tonë ishim edhe në Banjskë të Zveçanit, në vendin e rënies së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Heroit Afrim Bunjaku. Drejtësia për vrasjen e tij dhe për organizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit është e pashmangshme dhe duhet të ndodhë sa më parë, në mënyrë që sulme të tilla të mos përsëriten më asnjëherë. Takuam edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës në pikë kontrollin në Bistricë, të cilët ofrojnë siguri për atë zonë”, ka shkruar Sveçla.
Nëse nuk do të vritej nga bandat kriminale në 26 korrikun e vitit 2011, pjesëtari i Policisë së Kosovës Enver Zymeri sot do të mbushte 45 vjeç. Si gjithë kolegët e tij në Policinë e Kosovës, jam i bindur se edhe ai me përkushtim do të ishte në nivelin më të lartë të detyrës. Në nderim të jetës dhe sakrificës së tij, bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, me djalin e Enver Zymerit Sokolin, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha, Ministrin Elbert Krasniqi dhe Zëvëndësdrejtorin e Policisë Fehmi Hoti, sot zbuluam pllakën përkujtimore në vendin e rënies së Hero Enver Zymerit, në fshatin Zupç të Zubin Potokut. Emri tij nga sot është përjetësuar edhe në vendin e rënies së tij siç është përjetësuar në historinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar më tej ai.
Ai gjithashtu ka shprehur falënderim për pjesëtarët e policisë që janë në pikë kontrollin në Bistricë për punën e tyre në sigurimin e zonës.
Sveçla dhe një delegacion i përbashkët, përfshirë kryeministrin Kurti dhe ministrin Krasniqi, kanë vizituar edhe Komunën e Zubin Potokut, ku kanë takuar zyrtarët e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe ata të Qendrës së Pajisjes me Dokumente, duke vazhduar pastaj me inspektimin e projektit të rindërtimit të shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut në Komunën e Mitrovicës së Veriut.
Gjatë vizitës në Mitrovicë, ata kanë diskutuar për angazhimet e komunës me kryetarin Erden Atiq, duke theksuar përkushtimin e qeverisë për të shërbyer të gjithë qytetarët pa dallim.
Të tjera
-
Hamza mbledh qytetarët në Fushë Kosovë: Ne mund ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë e më të sigurt
Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me...
-
“Nuk ndjehem i sigurt” – Kajtazi kërkon që Prokuroria Speciale të merret me rastin e tij
Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar edhe njëherë tjetër pasi një pajisjes përgj...
-
Raporti i Progresit për Serbinë, Kamberi: Thirrje për barazi dhe drejtësi për shqiptarët e Luginës
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë s...
-
Sinani: Raporti i BE-së për Serbinë, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të diskriminuar
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se në Raportin e Komisionit Ev...
-
Maqedoncit i konfirmohet mundësia për dërgimin e kadetëve në Katar
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është pritur me ceremoni të lartë ushta...
-
Kurti në konferencën “Business Agility Day”, fton kompanitë e huaja të investojnë në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Zvicër, po merr pjesë ...
-
MSh-ja organizon sonte mbrëmjen rozë
Me rastin e përfundimit të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, M...
-
Orav: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se Kosova ...
-
Krasniqi: 500 bursa do të ndahen për nxënësit nga komunitetet egjiptian, ashkali dhe rom
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, k...
-
Ministrja Gërvalla takohet me kryeministrin kanadez, Trudeau
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka udhëtuar drejt Ka...
-
BE bën sërish thirrje që të bëjë hapa përpara në themelimin e Asociacionit: Është obligim i Kosovës
Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të bëjë hapa përpara në themel...
-
Borrell paralajmëroi Serbinë: Nuk mund të mbani lidhje me Rusinë dhe të prisni anëtarësim në BE
Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, paralajmëroi Serbinë se duke mos...