Sveçla: Dje dhe sot janë arrestuar dy serbë për sulme ndaj Policisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
22:19 | 09 December 2022
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se gjatë ditëve të djeshme dhe sotshme janë arrestuar dy persona, që janë të dyshuar për sulme ndaj Policisë së Kosovës. Ai ka thënë se që të dy janë të etnisë serbe.
Ai ka thënë se sulmet ndaj qytetarëve dhe zyrtarëve policorë, janë të papranueshme.
“Sulmet që cenojnë sigurinë e vendit tonë, ndaj qytetarëve dhe ndaj zyrtarëve policorë janë të pa pranueshme. Duhet angazhim i gjithsecilit që kryesit e këtyre veprave, pa dallim etnie, të sillen sa më parë para drejtësisë. Policia e Kosovës dje ka arrestuar një qytetar të etnisë serbe për sulm ndaj zyrtarëve policor dhe sot është arrestuar një tjetër qytetar i etnisë serbe i cili po ashtu ka qenë në kërkim për sulme ndaj zyrtarëve policor”, ka shkruar Sveçla.
Ministri ka thënë se lufta kundër krimit nuk ka alternativë.
“Siç edhe jemi zotuar në vazhdimësi, lufta jonë kundër krimit dhe rritja e sigurisë për qytetarët pa dallim nuk kanë alternativë. Do të vazhdojmë angazhimin maksimal që të gjithë kryesit e veprave kriminale e terroriste të sillen para drejtësisë.”
“Me përkushtimin e të gjitha institucioneve, gatishmërinë e zyrtarëve policor dhe bashkëpunimin qytetar, do i’a dalim mbanë”, ka shkruar ai.
Në pikën kufitare të Jarinjes, Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person me inicialet M.A, i cili ishte në kërkim për sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtarë, sipas veprës “vrasje e rëndë në tentativë”.
“Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave zyrtare, sot, më 09.02.2022, rreth orës 15:00, në Jarinje ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë të dyshuarin M.A. (m/s/k), i cili ishte në kërkim. Personi i ndaluar është i dyshuar për përfshirje në sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtar, ‘vrasje e rëndë (në tentativë)’, rast ky i kryer kohë më parë”, thuhet në njoftim.

Të tjera
-
“Futbollistët tanë mezi shpëtuan gjallë në Tiranë”, mediat serbe me tituj dramatik për ndeshjen me Shqipërinë
Mediat në Serbi e kanë kthyer në dramë përballjen e sotme mes Shqipërisë dhe ...
-
Sylvinho: Merituam shumë më tepër – jam i zhgënjyer me rezultatin por krenar me lojtarët
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin 0-0...
-
Gjimshiti: Bëmë lojë të mirë – edhe një pikë është okej
Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares Shqiptare, tha se bashkëlojtarët e tij...
-
Fëmijët shqiptarë “çmendin” mediat serbe
Mediat në Serbi po e konsiderojnë “skandal” se shoqëruesit e futbollistëve se...
-
Momenti kur Policia e Shtetit e largon flamurin e UÇK-së në stadiumin “Air Albania”
Pjesëtarë të Policisë së Shtetit e kanë larguar sot flamurin e Ushtrisë Çliri...
-
Përfundon pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi
Ka përfunduar pa gola përballja Shqipëri-Serbi. Shqipëria në pjesën e dytë...
-
Super atmosferë në sheshin Skenderbeu në Shkup në përkrahje të Shqipërisë
Atmosferë e zjarrtë në sheshin Skënderbeu në Shkup po mbizotëron sonte për nd...
-
Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve
Zvarritje të procesit, shkelje të afateve dhe qasje joprofesionale nga Prokur...
-
Shkup: Reshjet e shiut, shtohet frika për përmbytje
Përmbytjet e një dite më parë në rajonin e Shkupit nxorën në sipërfaqe munges...
-
Shqipëria dështon nga penalltia në fund të pjesës së parë, mbyllet me barazim pjesa e parë ndaj Serbisë
Shqipëria përballet me Serbinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, në ndeshje më ...
-
Gjysmë ore lojë në “Air Albania”, rezultati ende ai i startit
Përballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë të vlefshme për kualifikimet e Kampiona...
-
Pas dhjetë minutave serbët nisën ankesat, Lukic tha se u godit në kokë gjatë një këndoreje
Shqipëria po përballet me Serbinë në “Air Albania” në ndeshjen eliminatore pë...