Sport

Sulmuesi më i mirë i Lazios flet për herë të parë për Vedat Muriqin

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 19 October 2020

Sulmuesi më i mirë i skuadrës së Lazios, Ciro Immobile, ka folur për herë të parë për futbollistin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin, shkruan Gazeta inFokus.

Muriqi gjatë kësaj vere u bashku me klubin nga kryeqyteti italian, dhe tashmë do të jetë shok skuadre me Immobilen, i cili e ka vlerësuar lartë sulmuesin nga Prizreni.

“Vedat Muriqi është një sulmues ndryshe nga unë. Kosovari më njeh mirë dhe di se ku të lëvizë në fushë. Vedati do të na ndihmojë shumë. Sot kemi stërvitur bashkë dhe dukej se mund të kemi një bashkëpunim shumë të mirë”, ka thënë Immobile.

-Advertisement-

Kosovari u transferua te Lazio nga Fenerbahçe, derisa debutimin e bëri në humbjen e lacianëve nga Sampdoria me rezultat 3-0./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera