Sport

Sulmuesi i Fiorentinës preket nga malaria, izolohet në spital

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 22 February 2024

Sulmuesi i Fiorentinës, Christian Kouame është shtruar në spital pasi është prekur nga malaria. Futbollisti mori pjesë në Kupën e Afrikës me Bregun e Fildishtë, ku edhe triumfuan, ndaj klubi i dha një javë leje ekstra për të festuar suksesin.

Megjithatë pas rikthimit u konstatua se Kouame ishte prekur nga malaria dhe klubi italian mori menjëherë masat duke e izoluar dhe nisur terapinë.

Gjasat janë që Kouame të rikthehet në stërvitje vetëm pas 2-3 javësh dhe rikthimi në fushë pritet vetëm në fundin e muajit mars, teksa kjo mungesë shqetëson jo pak trajnerin Italiano.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera