Sport

Sulmuesi i Anglisë nuk rinovon me Liverpool, largohet falas në qershor

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 19 January 2019

Daniel Sturridge nuk do të jetë lojtar i Liverpool-it në sezonin e ardhshëm. Ky është lajmi që vjen nga Anglia. Tabloidi “The Sun”, në fakt, është i sigurt se lojtari nuk do ta ripërtërijë kontratën me “Reds”, që i përfundon në qershor.

Pra, do të largohet nga klubi anglez për të provuar një përvojë të re. Për të gjitha klubet e Europës, por jo vetëm, kjo është një mundësi e bujshme e merkatos. Sturridge do të largohet nga Liverpool pa asnjë kosto.

Tabloidi anglez konfirmon qëllimin e lojtarit për të mos vazhduar kontratën me “Reds” dhe raporton një të ardhme të mundshme në MLS. Sturridge mund të largohet nga Anglia për të përfunduar në kampionatin e Amerikës.

-Advertisement-

New York City duket si skuadra më aktive, që po përpiqet ta bindë lojtarin e kombëtares angleze për të kaluar në SHBA. Megjithatë, e sigurt është vetëm që ish-lojtari i Manchester City dhe Chelsea, me kontratën që i përfundon në qershor, nuk do të rinovojë me Liverpool. Ai do të jetë lojtar i lirë, me mundësinë e transferimit me kosto zero nga klubet e interesuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera