Lajme

Sulmoi bashkëshorten, arrestohet llapjani

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 15 February 2023

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Podujevë pasi kishte sulmuar bashkëshorten, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pasi është intervistuar është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 18:00, derisa policia po e trajton rastin si sulm dhe dhunë në familje.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar që të ketë tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera