Lajme

Sulmi vdekjeprurës i Ukrainës, Rusia fajëson përdorimin masiv të celularëve nga ushtarët e saj

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 04 January 2023

“Përdorimi masiv” i telefonave celularë nga forcat ruse çoi në sulmin vdekjeprurës të Vitit të Ri të Ukrainës ndaj kazermave ushtarake në një qytet të kontrolluar nga Moska në Ukrainën lindore, tha Ministria ruse e Mbrojtjes mëngjesin e të mërkurës, sipas orës lokale.

“Tashmë është e qartë se arsyeja kryesore për atë që ndodhi ishte ndezja dhe përdorimi masiv në shkelje të urdhrit ndalues – nga personeli i telefonave celularë në një zonë të arritshme nga armët armike”, u shpreh ministria ruse nëpërmjet një deklarate.

Ukraina mori përgjegjësinë për sulmin në Makiivka të hënën. Forcat ruse kontrollojnë qytetin dhe e kishin kthyer një shkollë në kazerma ushtarake.

-Advertisement-

Gjeneral-lejtnanti rus Sergei Sevryukov tha në një deklaratë të filmuar të qarkulluar nga ministria të mërkurën se numri i të vdekurve ishte rritur në 89, nga 63 të njoftuar të hënën.

Ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj forcave ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë më shumë se dhjetë muaj më parë.

Ndërkohë, Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë një takim në Kiev më 3 shkurt për të diskutuar mbështetjen financiare dhe ushtarake, tha zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky në një deklaratë të hënën.

Presidenti Zelensky diskutoi detajet e takimit të nivelit të lartë me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në telefonatën e tij të parë të vitit, thuhet në deklaratë. Dy udhëheqësit biseduan për furnizimin me armë “të përshtatshme” dhe një program të ri ndihme financiare prej 19 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera