Lajme

Sulmi në spitalin e Gazës, Biden: Duket se është bërë nga ekipi tjetër, jo nga Izraeli

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 18 October 2023

Gjatë një deklarate në Izrael, Biden shprehet se shpërthimin në spitalin e Gazës, duket se e ka bërë ekipi tjetër dhe jo Izraeli.

Presidenti i Amerikës, gjithashtu deklaron se është “thellësisht i pikëlluar dhe i zemëruar” nga incidenti.

“Bazuar në atë që kam parë, duket sikur është bërë nga ekipi tjetër, jo nga ju. Por ka shumë njerëz atje që nuk janë të sigurt, kështu që ne duhet të kapërcejmë shumë gjëra,” ai thotë.

-Advertisement-

Presidenti Biden më tej ka shtuar se vizitoi Izraelin për të treguar se ku qëndron SHBA në konflikt. Duke përshkruar masakrat nga Hamasi më 7 tetor, Biden shprehet se nuk është “hiperbolë” të thuhet se ata “therën” 1300 njerëz, duke përfshirë 31 amerikanë.

“Imagjinoni se çfarë po mendojnë ata fëmijë që fshiheshin nga Hamasi? Është përtej të kuptuarit tim”, shprehet Biden.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Izraelin, thotë presidenti duke iu drejtuar kryeministrit Netanyahu: Mezi pres të kem një diskutim rreth asaj që ndodh nga këtu.

“Guximi, përkushtimi dhe trimëria e popullit izraelit është mahnitëse. Unë jam krenar që jam këtu”, është shprehur Biden.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera