Sulmet hibride, komandanti i NATO-s: Rusia po tenton që të dobësojë vullnetin e vendeve që vazhdojnë të mbështesin Ukrainën
Autori: Gazeta inFokus
20:01 | 28 September 2026
Rusia po përpiqet, nëpërmjet veprimeve hibride, të dobësojë vullnetin e vendeve që vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, paralajmëroi Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, Alexus Grynkewich, në dëshminë e tij para parlamentarëve evropianë të hënën.
Sipas Grynkewich, Moska po përdor një gamë të gjerë veprimesh që bien në kuadër të luftës hibride, duke kërkuar të mbjellë dyshime, të rrisë presionin mbi qeveritë evropiane dhe, në fund të fundit, të ndikojë në vendosmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen e Kievit
Ai theksoi se përgjigja ndaj një strategjie të tillë nuk duhet të jetë tërheqja, por ruajtja dhe forcimi i vullnetit politik për të mbështetur Ukrainën.
“Nëse ka një sulm hibrid ndaj vendit tuaj, forcimi i vullnetit për të mbështetur Ukrainën do t’u tregojë rusëve se strategjia e tyre nuk po funksionon dhe ndoshta do t’i bëjë ata të tërhiqen nga kjo strategji”, tha ai
Komandanti suprem i NATO-s i vuri theks të veçantë gjithashtu çështjes së atribuimit të përgjegjësisë për sulmet hibride.
Ai u bëri thirrje shteteve anëtare që të emërojnë publikisht shtetin përgjegjës kur kanë prova të mjaftueshme dhe një shkallë të lartë sigurie në lidhje me origjinën e një sulmi. /Panorama

T� tjera
-
U gjet i shtrirë në një rrugë të kryeqytetit, nisin hetimet pasi ai humbi jetën në QKUK
Policia e Kosovës ka njoftuar se pak para mesnatës të së dielës, ka gjetur nj...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Vushtrri
Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së dielës ka gjetur një person pa...
-
Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase
Endrit Nika, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase, Maria Clara Urda...
-
Kurti takon diasporën në Francë, kërkon investime në Kosovë: Shteti do t’ua garantojë kreditë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Francë, ka taku...
-
Pelegrini turk vdes pasi u rrëzua gjatë lutjeve para nisjes për në Umre
Një burrë turk 68-vjeçar ndërroi jetë pasi u rrëzua ndërsa drejtonte lutjet n...
-
Ymeri e LDK-së: Pas 152 vjetësh, në Kosovë ndërpritet qarkullimi i trenave
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar pas situatës së krijuar me transp...
-
SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni
Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka regjistruar akuza të reja ndaj ish drejtueses...
-
Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, nis greva në Infrakos
Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndërpritet sot, më 9 nëntor, për shk...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Sinani: Lista jonë mori 10 nga 29 mandatet
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas përfundimit të procesit z...
-
Reuters raporton se sulmuesi nga Krakovi i cili vrau gjashtë persona, ka vdekur
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili vrau gjashtë persona në Krakov të shtunën, ka vdek...
-
Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani
Një ndër institucionet për të cilat ishte ankuar sa ishte gjallë Arlinda Zeka...



































