Studimi zbulon se pse meshkujt shërohen më shpejt nga gripi
Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 25 July 2018
Prania më e madhe e një proteine që i shëron mushkëritë e quajtur amfiregulinë mund të jetë arsyeja se pse meshkujt shërohen nga gripi më shpejt se femrat, sipas një studimi në qelizat e minjve dhe të njeriut.
Shkencëtarët në Johns Hopkins Bloomberg School of Public Health besojnë se mund të zhvillohen trajtime të reja për ta rritur prodhimin e amfiregulinës, transmeton Koha.net. Gjetjet e tyre u publikuan të martën në revistën “Biology of Sex Differences”.
Hulumtuesit për vite kanë menduar se shërimi më i ngadaltë i femrave nga gripi lidhet me nivelet e tyre më të larta të inflamacionit të mushkërive gjatë infeksioneve të gripit.
“Konstatimi i ri këtu është se femrat gjithashtu kanë rikuperim më të ngadalshëm të indeve gjatë shërimit, për shkak të prodhimit relativisht të ulët të amfiregulinës”, – thotë autorja e studimit dr. Sabra Klein, profesoreshë e asociuar në Hopkins, në një njoftim për shtyp.
Studiuesit në Johns Hopkins i infektuan minjtë me një dozë jovdekjeprurëse të H1N1, që është një lloj i gripit A, i cili shkaktoi më shumë se 18.000 vdekje në mbarë botën në vitet 2009 dhe 2010.
Minjtë meshkuj dhe femra kishin nivele të ngjashme virusi dhe e eliminuan atë brenda së njëjtës kohë përafërsisht. Por minjtë femra e kishin një humbje më të madhe të masës trupore dhe më shumë inflamacion të mushkërive gjatë fazës akute të infeksionit dhe më ngadalë e rikthyen funksionimin normal të mushkërive.
Ata zbuluan se amfiregulina ishte faktori kyç, që njihej për promovimin e qelizave epiteliale në lëkurë, mushkëri dhe sipërfaqe të tjera në trup derisa plagët shërohen, duke përfshirë edhe gjatë shërimit nga infeksionet e mushkërive. Minjtë meshkuj prodhuan dukshëm më shumë amfiregulinë se femrat gjatë fazës së rikuperimit nga infeksionet e tyre.
Përveç kësaj, minjtë meshkuj të gjeneruar gjenetikisht për t’iu munguar amfiregulina, i kishin të njëjtat rezultate të gripit si minjtë femra, përcjell Koha.net. Femrat pa amfiregulinë kishin shkallë të pandryshuar të infeksionit. Studiuesit besojnë se proteina e shërimit të mushkërive bën dallim kryesisht tek meshkujt.
Gjithashtu, në një studim të viruseve të gripit të minjve dhe qelizave epiteliale të mushkërive të njeriut në enët laboratorike, studiuesit e zbuluan një rritje të konsiderueshme në prodhimin e amfiregulinës vetëm kur qelizat ishin nga meshkujt.
Në vitin 2016, studiuesit e Johns Hopkins zbuluan se hormoni seksual progjesteroni e stimulon prodhimin e amfiregulinës tek minjtë femra.
Studiuesit teorizuan se meshkujt evoluuan me aftësi më të madhe shëruese të plagëve, sepse morën pjesë në më shumë beteja për territore, çiftëzime dhe resurse.
Hulumtuesit fillimisht menduan se prodhimi i amfiregulinës u rrit tek meshkujt gjatë infeksionit të gripit për shkak të testosteronit. Por ata zbuluan se ky nuk duket të jetë rasti në kontrollin e niveleve të amfiregulinës dhe dëshirojnë të bëjnë kërkime të mëtejshme për arsyet.
Të tjera
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...