Lajme

Studimi mbi pandeminë/ Ndotja rrit rrezikun e Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 20 November 2020

COVID-19 mund të shkaktojë vdekje edhe te pacientët që nuk kanë qenë të sëmurë më parë.

Studiuesit hamendësojnë se këtu, mund të luajë rol të madh edhe ajri i ndotur. Që kur sëmundja nisi të përhapej në Wuhan të Kinës dhe më pas, pjesë të veriut të Italisë, shkencëtarët filluan të nisnin edhe ndotjen e mjedisit në këto rajone. Wuhan-i me miliona banorë ka industri çeliku dhe qymyri, uzina kimike dhe kombinate të mëdha për prodhimin e letrës.

Prandaj edhe ndotja e ajrit është e madhe. Diçka e ngjashme u vu re edhe në Lombardi, epiqendra e përhapjes së koronavirusit në pranverë. Gati gjysma e të gjithë viktimave italiane të COVID-19, janë nga kjo zonë. Mjekët hamendësojnë, se numri i lartë i vdekjeve mund të lidhet edhe me ndotjen e ajrit për shkak të përqindjes së lartë të lëndëve të dëmshme, të krijuara në këtë rajon nga industria dhe bujqësia që kultivohet në mënyrë të gjerë. Dihet tashmë prej kohësh dihet se grimcat e vogla të pluhurit, që ndotin ambientin dobësojnë sistemin imunitar dhe prekin mushkëritë. Studiuesit kanë llogaritur se mesatarisht 15 përqind e vdekjeve nga koronavirusi në botë kanë të bëjnë me faktin që viktimat kanë thithur për një kohë të gjatë ajër të ndotur.

-Advertisement-

Numri i këtyre viktimave varion shumë nga rajoni në rajon: Në Evropë, sipas vlerësimeve ai është 19 përqind, në Azi 27 përqind, në Amerikën Veriore 17, në Brazil 12 dhe Zelandën e Re, vetëm 1 përqind.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera